Monday 26 March 2012

Klaudja qan nga mungesa e cigareve; Banorët komentojnë

Vëllai i Madh vendos këngën “Xhamadani vija-vija” në sfond, ndërsa banorët kërcejnë, duke u argëtuar me njëri-tjetrin. Françeska dhe Ermali qëndrojnë të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve të mërzitur. Ata thonë se nuk mund ta shpjegojnë se nga i vjen kjo mërzi, por ndihen të mërzitur.

Pak më vonë disa nga banorët shkojnë në kuzhinë për të darkuar, ndërsa Françeska dhe Genta gatuajnë. Kurse disa nga banorët luajnë, duke improvizuar lojëra me njëri-tjetrin. Françeska bisedon me Gentianën, ndërkohë që gatuajnë. Ato flasin për Klaudjan. Françeska thotë se është përpjekur shumë që ta njohë, por kur ka arritur që të zbulojë karakterin e saj, nuk i ka interesuar që ta njohë më tepër.

Ndërsa banorët në dhomën e ndenjes diskutojnë për cigaret dhe për vështirësinë që po ndiejnë në mungesë të tyre, Edgari në dhomën e gjumit fsheh disa cigare te xhaketa e kostumit të tij, ndërsa disa të tjera i fut në xhep të këmishës që të mos ia shikojnë banorët e tjerë.

Klaudja del në kopsht dhe fillon që të qajë për mungesën e cigareve. Ajo hyn në dhomën e gjumit dhe fillon që të flasë me Gracianon duke i thënë se ndihet shumë keq, pasi nuk është mësuar që t’i mungojnë cigaret. “Pak se jemi të mbyllur këtu, por të mos pimë as cigare. Më mirë të na heqin të drejtën e fjalës”, shprehet Klaudja.

Vlashi shkon te Françeska dhe Ermali dhe u tregon atyre për Klaudjan që është duke qarë. Françeska mendon se njeriu mund të rrijë pa ushqim, por jo pa cigare, ndërsa Ermali thotë se një njeri nuk mund të qajë për faktin se i mungojnë cigaret.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

Big Brother sets the song "striped doublet" in the background while people dance, and entertain each other. Francis and Ermali stand apart from the rest of the residents upset. They say they can not explain this comes from boredom, but feel upset. A little later some residents go to the kitchen for dinner, while Francis and Genta cook. But some residents playing, improvising games with each other. Francis talks to Gentianën, while cook. They talk about Klaudjan. Francis says he is trying hard to recognize, but when he managed to reveal her character, has not interested to know more. While residents in the living room for cigarettes and discuss the difficulties that are felt in their absence , in the bedroom Edgari hide some cigarettes to his suit jackets, and some other forces into the shirt pocket that not to watch other people. Claudia appears in the garden and starts to cry about the lack of cigarettes. She enters the bedroom and begins to speak with Gracianon saying that he feels bad enough as it is not accustomed to missing cigarettes. "Some that are closed here, but do not drink or cigarettes. Better give us the right word, "says Claudia. Vlashi goes to Francis and Ermali and tells them to Klaudjan is crying. Francis thinks that one can remain without food, but not without a cigarette, while Ermali says that a man can not cry because it lacks the cigarettes.

No comments:

Post a Comment