Friday 30 March 2012

Erioni i bën lojë Françeskës e ajo vritet;- Anila Klaudjës “ty s’të vjen keq për njeri, ti je katile”

Françeska bëhet gati që të ulet dhe Erioni tenton që t’i bëjë një shaka duke i lëvizur karrigen. Françeska rrëzohet dhe përplas edhe kokën pranë karriges, ndërsa Klaudja dhe Graciano qeshin me të madhe. Lorena u kërkon që të mos qeshin sepse Françeska u vra shumë dhe Françeska përveçse u lëndua ndjehet keq edhe nga loja që i bëri Erioni.

Françeska debaton me Erionin duke i thënë se kjo lojë nuk është për t’u bërë dhe as shaka për të qeshur sepse mund të vritesh shumë. Erioni i kërkon falje dhe ndjehet keq që Françeska u lëndua. Klaudja nga ana tjetër shfrytëzon rastin për të ironizuar Françeskën dhe i thotë Erionit “po ti pse debaton se një shaka ishte, u vra e pastaj, loja nuk ishte që ajo të binte mbi pupla, sigurisht që do vritej”. Në këtë moment kundër Klaudjas hidhet Arbëri i cili i thotë asaj se ajo nuk mund ta quajë thjesht shaka.

Kështu Klaudja çohet dhe debaton me Arbërin duke i thënë se përse ai ndërhyn në këtë debat që nuk ishte i pranishëm dhe Arbëri i përgjigjet “po ti pse po ndërhyn? Unë ndërhyjë se e pashë”. Arbëri i thotë Klaudjës se nuk duhet të bëjnë shaka, të tallin e të qeshin me banorët në këtë mënyrë siç bëri Erioni dhe siç po vazhdon të bëjë ajo. Graciano del në mbrojtje të Klaudjës dhe i thotë Arbërit “shaka ishte, nuk ishte fundi i botës se u rrëzua Françeska”. Arbëri i përgjigjet se Françeska përplasi kokën dhe kjo është e rrezikshme për këdo dhe më pas shton “nuk ishte shaka, unë e pashë dhe nuk më erdhi për të qeshur në asnjë moment”.

Françeska fillon që të ironizojë dhe të ofendojë Klaudjën njësoj siç bën ajo, ndërsa Anila i kundërvihet Klaudjës duke mbrojtur Françeskën duke i thënë “ty s’të vjen keq për njeri, ti je katile”. Pas disa komenteve Françeska u lutet banorëve që të mos e diskutojnë

No comments:

Post a Comment