Friday 30 March 2012

Arbër mundohet të zgjojë banorët;- Liami i hedh një kovë me ujë Erionit dhe Klaudjës

Ka ardhur mesdita dhe banorët vazhdojnë të flenë. Si zakonisht Liami pasi zgjohet vetë mendon që t’i zgjojë banorët duke u punuar ndonjë rreng. Ai planifikon që t’i zgjojë banorët duke i lagur me ujë. Për këtë fillimisht duhet të sigurohet që të mos dëmtojë mikrofonin të cilët banorët të gjithë i mbajnë pranë shtratit edhe kur flenë. Kështu Liami e fillon planin e tij duke mbledhur si fillim mikrofonat e banorëve.

Më pas ai shkon në banjë dhe merr një kovë me ujë dhe kur rikthehet në dhomën e gjumit fillon që të lagë banorët. Ai ia hedh të gjithë kovën e ujit Erionit dhe Klaudjas dhe i zgjon kështu duke i bërë qull. Ai qesh dhe u thotë banorëve që i zgjoi vetëm për të pirë kafenë e mëngjesit sepse jashtë është një ditë e bukur me diell.

Pas Liamit edhe Arbëri fillon që t’i zgjojë banorët me dhunë. Ai duartroket fort dhe flet me zë të lartë në mënyrë që të gjithë të zgjohen. Pak minuta më vonë në dhomat e gjumit dritat dhe vendoset muzikë në sfond. Sapo përfundojnë punët personale të mëngjesit banorët dalin në oborr për të shijuar kafenë dhe diellin e ngrohtë.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment