Friday 30 March 2012

Liami e Genta, zënkë; Genta: “Do të bësh rolin e interesantit, por je pa tru”

Graciano, Anila qëndrojnë në sallon duke biseduar, teksa dëgjojnë që Liami e Genta janë duke debatuar. Graciano i thotë Anilës të shkojnë dhe ata pranë tyre që të grinden e futen në debatin e tyre.

Graciano u thotë Gentës e Liamit: “Përse e ngrini zërin?” e Genta i përgjigjet se Liami kështu është mësuar e nuk mundet ndryshe. Genta e Liami ndërkohë, ofendojnë njëri-tjetrin e Genta i thotë se Liami do të bëjë rolin e interesantit dhe e quan pa tru. Liami i thotë se Gentës se duhet të mundohet më shumë që të futet ne pesëshen e më të mirëve. Ai i pyet banorët nëse e kanë dëgjuar shprehjen “flakë kashte”,që do të thotë se fiket shpejt dhe është momentale. Graciano e pyet nëse e ka për Gentën, por Liami i përgjigjet se nuk ka përmendur emra. Françeska afrohet pranë tyre dhe pyet se çfarë ka ndodhur e shton se do të grindet dhe ajo me ta. Meti më pas, fillon të ngacmojë Anilën, duke e imituar, ndërsa Anila shprehet se nuk do të përfshihet në të tilla debate.

Liami e Meti kërkojnë të ngacmojë Gentën që ta acarojnë, e Anila e Klaudja i kërkojnë të pushojnë, ndërsa Genta mundohet të ruajë qetësinë. Arbri thotë se Genta ngre zërin që të bjerë në sy, ndërsa Anila i thotë Metit e Arbrit të pushojnë pasi nuk u ka hije të sillen kështu.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment