Friday 30 March 2012

Klaudja i merr ushqimin nga pjata Anilës;-Anila “Sa të jem gjallë unë, s’ke surrat të më marrësh bukën nga dora”

Anila dhe Françeska vazhdojnë të gatuajnë dhe Klaudja shkon në kuzhinë dhe kërkon që vajzat t’i japin për të ngrënë. Gjatë provës së djeshme banorët fituan 1 kg djathë i cili mesa duket ka mbaruar. Klaudja shkon dhe kërkon pjesën e saj, por Françeska i thotë se ato pjata që janë gati janë për të tjerë banorë, sa për pjesën e Klaudjës thotë se nuk e di nëse ka tjetër, por ato janë pjesët e tyre. Klaudja thotë se ajo nuk ka ngrënë fare djathë dhe Françeska me Anilën thonë të njëjtën gjë.

Klaudja merr një copë djathi nga një pjatë dhe bën të largohet, por Anila e ndalon duke i thënë që të mos i prekë pjatat e të tjerëve. “Ku shkon ti, s’kam vdekur unë të më marrësh ti bukën nga dora” thotë Anila dhe ia rrëmben përsëri djathin Klaudjës dhe e vendos përsëri në pjatë.

Klaudja nervozohet duke u thënë vajzave “u hëngërt dreqi në bark”, ankohet se banorët hanë gjithë ditën dhe nuk mendojnë për të tjerët. Françeska dhe Graciano i thonë se ajo i ka pasur ushqimet në kuzhinë si gjithë banorët e tjerë, por nuk ka ngrënë dhe ky s’është faji i tyre. Klaudja filloj të ofendojë vajzat dhe Anila i thotë “S’ke surrat ti të më marrësh bukën nga dora, çfarë jam unë, dele”.

Klaudja kërkon të debatojë me Anilën, por kjo e fundit me ironi i thotë “ik se s’kam nerva të diskutoj me ty, do ta bisedojmë më vonë” duke imituar shprehjet e Klaudjës. Klaudja shkon pranë djemve dhe ankohet për ushqimet, ndërsa Anila dhe Françeska qeshin për “triumfin” e tyre, që arritën të nervozonin Klaudjën.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment