Friday 30 March 2012

Ermali e Françeska, ngacmime; Françeska: “Të shtunën largohet Vlashi”

Teksa një pjesë e banorëve qëndrojnë në kopësht duke biseduar, Françeska shprehe se i ka bërë çudi fakti që Genta mbrëmë është zënë me Liamin, e më pas ka ndenjur në krevat me të. Klaudja përgjigjet: “E kanë bërë për audiencë”, e shton se ditët e javës banorët shkojnë mirë me njëri-tjetrin, ndërsa të shtunën e spektaklit debatojnë. Më pas, Ermali e Françeska qëndrojnë afër duke marrë rreze dielli e Françeska e pyet Ermalin si ka mundur ta lërë të flerë vetëm e ai i përgjigjet se ka menduar mos Françeska donte të flinte vetëm për një natë. Ajo shprehet se nuk i pëlqen të flerë vetëm me shkëputje, duke nënkuptuar që tani që është me Ermalin, nuk ka përse të flerë vetëm.

Më pas, vajzat flasin për nominimet e Françeska shprehet se do të donte të dominonte Klaudjën, por ajo është në pesëshen e më të mirëve. Lori thotë se do të dominonte Arbrin, por është e pamundur për të njëjtën arsye. Françeska mendon se këtë të shtunë do të eliminohet Vlashi, ndërsa javën tjetër po të jetë Lori në nominim me Anilën, do të largohet kjo e fundit. Françeska shprehet se Anilën nuk e sheh si konkurrente të fortë.

Lorena më pas, bisedon me Françeskën e shprehet se nuk i ka takuar familjarët e saj para se të nisej për në Tiranë, që do të vinte në Big Brother. Ajo shprehet se është kurioze të dijë opinionin e personave jashtë për të, se çfarë mendojnë për sjelljen e saj. Françeska e këshillon të mos shqetësohet për këtë gjë e tregon për veten se do të qëndrojë në Tiranë pasi të dalë nga shtëpia e BB, e në shtëpinë e saj do të kthehet vetëm për të bërë pushimet e verës. Ajo thotë se do ta mbajë Ermali te shtëpia e tij.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment