Friday 30 March 2012

Anila debaton përsëri me Metin dhe të tjerët kundër saj;- Françeska “I jepni rëndësi Anilës”

Banorët ndodhen jashtë duke shijuar ditën e bukur dhe fillojnë të flasin për artistët me famë botërore që kanë qenë në Shqipëri. Anila u tregon se ka qenë pjesë në disa koncerte ku kanë qenë të ftuar artistë të mëdhenj dhe banorët fillojnë ta kundërshtojnë. Ata thonë se artistët për të cilët flet Anila, nuk kanë qenë asnjëherë në Shqipëri, por Anila mundohet që t’u mbushë mendjen se ka të drejtë dhe u jep edhe detaje, por ata vazhdojnë që ta kundërshtojnë. Banorët e tallin Anilën dhe një ndër ta është edhe Meti. Me Metin, Anila edhe pse ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt me të saqë është përfolur se midis tyre do të ketë edhe një lidhje, por kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por tashmë marrëdhënia e tyre është acaruar së tepërmi.

Që pas tentativës për t’u sqaruar me Metin, Anila ka debatuar shumë ashpër me të. mbrëmë ata debatuan duke kaluar edhe në ofendime të rënda dhe të bërtitura të mëdha dhe kjo ka bërë që marrëdhënia e tyre të ndryshojë. Edhe gjatë diskutimit Anila debaton përsëri ashpër me Metin. Ai i thotë se ajo nuk mund të flasë me siguri për një gjë që e kundërshtojnë të gjithë të tjerët, por Anila i thotë se banorët e tjerë nuk kanë qenë në Shqipëri në atë kohë. Meti i thotë Anilës se ajo flet kot, dhe Anila i thotë që të mos i flasë fare asaj.

Të dy ngrejnë zërin ku Meti thotë se ai mund të flasë kur të dojë, ndërsa Anila i thotë se me të nuk do që të flasë fare nëse nuk është diçka për të cilën janë të detyruar. Edhe banorët e tjerë flasin me ironi kundër Anilës dhe ajo debaton me ta duke u thënë se ata kanë informacion të gabuar dhe për të vërtetuar atë që thotë Anila i fton që të marrin informacion në dhomën e rrëfimit, por banorët refuzojnë.

Anila shkon brenda që të gatuajë dhe banorët bëjnë thashetheme për të. Françeska i thotë Vlashit dhe Liamit se ata po i japin shumë rëndësi Anilës. Sipas saj ajo e di që po thotë diçka të gabuar, por e bën vetëm për t’i kundërshtuar ata.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment