Monday 26 March 2012

Pastrojnë shtëpinë; Thashetheme për Klaudjan: “Bërtet gjatë gjithë kohës”

Banorët vihen në lëvizje për të pastruar dhomën dhe për t’u larë vetë pas lojës me miell. Vlashi dhe Ermali merren me shkundjen e tapetit dhe pastrimin e dhomës, ndërsa vajzat janë në dush. Më vonë shkon Liami me një leckë të lagur, duke pastruar orenditë e shtëpisë. Ndërsa Françeska po pastron sërish dyshemenë.

Një debat fillon midis banorëve, për sa i përket pastrimit. Klaudja bezdiset nga Françeska, e cila po pastron dhomën, por Klaudjas i krijohet impakti sikur ajo punon për t’u dukur dhe flet për ta dëgjuar publiku. Në atë moment atje hyn Erioni, i cili është i indinjuar nga papastërtia që ka parë në banjë dhe ia shpreh atë Klaudjas, e cila thotë se kur t’i vijë radha e pastërtisë asaj, gjendja nuk do të jetë e tillë.

Françeska, Anila dhe Lorena rrinë në tavolinën e ngrënies dhe fillojnë që të bëjnë thashetheme. Vajzat flasin për Klaudjan dhe për temperamentin e saj të rrëmbyer. Klaudja thotë se i vjen shumë keq për Erionin, pasi ai mundohet që t’i qëndrojë afër, por ajo i bërtet gjatë gjithë kohës. Anila thotë se ajo në atë mënyrë sillet me të gjithë. Anila tregon disa situata ku ka dëgjuar që t’i flasë me të njëjtën gjuhë edhe Vlashit, i cili këto ditë i ka qëndruar shumë afër.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
Residents made ​​the move to clean house and to wash themselves after the game with flour. Vlashi and shaking Ermali deal with carpet and cleaning of the room while the girls are in the shower. Later runs Liami with a damp cloth, cleaning the house furniture. While Francis was again cleans the floor. A debate begins between residents, in terms of cleaning. Tease Claudia Francis, which is cleans the room, but Klaudjas the impact created as it works to be seen and heard talking to the public. At that moment there comes Erion, who is appalled by the filth that has seen the bathroom, and said it Klaudjas, which means that when it is the order of the purity, the situation will not be so. Francis, Anila and Lorena sit at the dinner table and begin to make gossip. Girls talk about Klaudjan and grab her temperament. Claudia says he is deeply sorry for Erion, as he tries to stay close, but she cried all the time. Anila says she behaves that way with everyone. Anila shows some situations where he heard them speak the same language even Vlash, which these days has stayed very close.

No comments:

Post a Comment