Wednesday 21 March 2012

Ermali-banorëve: “Jini më të kujdesshëm”; Liami: “Anila zbutet kur flet me Metin”

Teksa banorët diskutojnë për mirëmbajtjen e shtëpisë, Meti i ankohet Anilës për higjenën, e Anila mundohet të sqarohet se nuk është faji i saj. Liami ndërhyn dhe shprehet: “Kur bërtet Meti, Anila kthen përgjigje me frikë ose me dashuri”. Anila përgjigjet se në jetën e saj nuk ekziston asnjë figurë mashkullore. Ajo shton se nuk i trembet asnjë mashkulli. Më pas, Anila pastron tavolinën e oborrit e Ermali i thotë të përdorë më pak detergjent, pasi e kanë buxhetin e kufizuar dhe nuk duhet të shpërdorojnë asgjë. Anila i përgjigjet se Ermali komenton çdo lëvizje që bën ajo, ndërkohë që nuk ndodh e anasjellta.

Më pas, Graciano del në oborr e bisedon me Liamin e Ermalin. Ai thotë me ironi se me Ermalin nuk maten dot kur vjen puna për të pastruar e Ermali i përgjigjet se nuk është çështje krahasimi, por higjiene pasi secili duhet të kujdeset për këtë gjë. Graciano shprehet se Ermali nuk mund t’i kritikojë gjithmonë banorët e ai i përgjigjet se paçka se është vendosur një grafik për punët e shtëpisë, por banorët nuk e respektojnë tërësisht. Graciano thotë se kjo nuk është e vërtetë, pasi të gjithë banorët janë angazhuar për punët e shtëpisë dhe Ermali e këshillon Gracianon të jetë më i kujdesshëm për higjenën. Graciano shprehet se i ka bërë gjithë punët që i takojnë dhe Ermali kërkon ndjesë nëse është gabuar.

Liami shprehet se Ermali është vërtet i kujdesshëm për higjenën e të tjerët mund të mësojnë prej tij. Ermali shprehet se nuk po i kërkon banorëve të bëjnë njësoj si ai, por thjesht po i këshillon të jenë më të kujdesshëm. Pranë tyre afrohet dhe Genta e shprehet se është kujdesur gjithmonë për punët e shtëpisë dhe Ermali s’ka përse t’i bëjë moral banorëve.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
As people discuss the maintenance of the house, complaining Matthey Anilës hygiene, Anila tries to explain is not her fault. Liami intervenes and says: "When crying Matthey, Anila replies fear or love." Anila answers in her life that there is no male figure. She adds that it fears no man. Later, Anila cleans the yard of Ermali desk says to use less detergent, because they have limited budgets and must not abuse anything. Anila Ermali comment replies that every move she makes, while the reverse happens. Later, Graciano out in the yard of talks with the meda Liamin. He says with irony that the meda can not be measured when it comes to clean the Ermali responds that there is a matter of comparison, but hygiene as one must take care of this thing. Ermali Graciano says can not criticize people and he always responds that even if there is a graphic for the home, but people do not fully comply. Graciano said that this is not true, as all residents are engaged in housework and advises Ermali Gracianon be more careful hygiene. Graciano says it has done all things that belong and Ermali apologies if wrong. Liami says Ermali is really careful about the hygiene of others can learn from him. Meda, says there is asking residents to do just like it, but simply advises to be more careful. By their looms and Genta says it is always attended to household chores and Ermali never mind make people moral.

No comments:

Post a Comment