Monday 26 March 2012

Françeska e Ermali, debat për punët; Anila: “Klaudja debaton pa shkak”

Françeska dhe Ermali fillojnë një bisedë për sa i përket punëve të shtëpisë, e cila përfundon në debat midis dy banorëve. Françeska i kërkon Ermalit që të pastrojë kuzhinën dhe të lajë enët, sepse ditën e nesërme është dita e saj e pastrimit, por nuk ka pse të merret me pastrimin e një dite më parë. Ermali thotë se dita e tij ka përfunduar dhe këto punë i takojnë asaj për t’i bërë. Me ndërhyrjen e banorëve të tjerë, përfundon debati mes tyre.

Anila bisedon me Metin në dhomën e gjumit dhe i tregon atij për shoqet e saj. Ajo thotë se me shoqet e saj mund të flasë për çdo gjë që ka të bëjë me jetën e saj. Më pas ajo fillon që të flasë për Klaudjan dhe për një debat që ka pasur me të. Anila mendon se Klaudja debaton kot me të gjithë, pa shkak.

Graciano dhe Erioni diskutojnë me zë të lartë lidhur me ushqimet që kanë ngrënë dhe ushqimet që duhet të hanë, si pasojë e mungesës së buxhetit.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

Ermali Francis and start a conversation in terms of housework, which ends in a debate between two people. Francis asks to clean kitchen meda and wash dishes, because tomorrow is her day cleaning, but does not have to deal with cleaning a day earlier. Meda, says his day job has been completed and these belong to what to do. With the intervention of other people, ends the debate between them. Anila talks with Metin in the bedroom and tells him to her friends. She says that her friends can talk about anything that has to do with her ​​life. Then she starts to talk about Klaudjan and had a debate with him. Anila thinks Claudia vain debates with everyone, without cause. Graciano and Erion discuss aloud about the foods you eat and the foods they eat, due to lack of budget.

No comments:

Post a Comment