Friday 30 March 2012

Banorët kundër Klaudjës për ushqimet;-Zënkë mes Klaudjës, Françit dhe Anilës

Banorët janë ulur të gjithë pranë oxhakut të shtëpisë dhe Klaudja vazhdon që të debatojë për mungesën e ushqimeve. Klaudja vazhdon të flasë kundër banorëve për mënyrën se si hanë dhe shumica e banorëve i kundërvihen. Ermali i thotë Klaudjës se debati për ushqimet është çështje e mbyllur dhe nuk duhet të diskutohet. Ai thotë se askush nuk mund të ndalojë banorët që të hanë dhe i thotë Klaudjës “ti do cigare, një tjetër e largon stresin duke ngrënë”.

Liami i thotë Klaudjës “siç je e shkathën nga goja bëhu edhe për ushqimet”, por Klaudja vazhdon të debatojë me zë të lartë duke u ankuar. Graciano mbështet Liamin, ndërsa Genta të cilën shpesh e akuzojnë se ha shumë i thotë Klaudjës se ajo nuk kishte pse të hidhte ushqimet. Genta i thotë Klaudjës se ajo gatuan për të gjithë, ndërsa Klaudja nuk bën asgjë në shtëpi dhe kur kërkon për të ngrënë, nuk gjen dhe të njëjtën gjë i thotë edhe Ermali.

Debati vazhdon për një kohë të gjatë dhe në një moment6 Klaudja thotë se në shtëpi nuk merren vesh sepse jetojnë me 18-vjecarë. Aty është Françeska e cila i thotë se këtë gjë nuk duhet ta përdorë sepse sa për kulturën ajo u tregua e paedukatë kur ua mori ushqimin nga pjata. Të njëjtën gjë i thotë edhe Anila dhe Klaudja largohet duke i thënë Anilës “mos më ngatërro me pufet e tua” (që janë shoqet e Anilës). Anila e ndjek nga prapa dhe i thotë “herës tjetër nuk mbaj përgjegjësi kur të më përmendësh njerëzit e mi të zemrës”.

Më pas të gjithë komentojnë sjelljen e Klaudjës që hodhi ushqimet, ku vetëm Erioni i del në mbrojtje duke i dhënë të drejtë pasi Klaudja asnjëherë nuk ka ngrënë si të tjerët. Ndërsa Françeska dhe Anila thonë se nëse Klaudja do të kishte kërkuar në një tjetër mënyrë sigurisht që do t’i kishin dhen, por fakti që ajo e mori pjatën në atë mënyrë bëri që ato të mos e lejoni dhe të lindte i gjithë ky debat i gjatë.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment