Friday 30 March 2012

Anila dhe Françeska i thonë Gracianos se ka ndryshuar me to dhe po rri mbas Klaudjës

Anila, Françeska dhe Lorena ndodhen në kuzhinë duke u marrë me gatimin dhe aty vjen edhe Graciano. Anila i thotë Gracianos se ai ka ndryshuar shumë në raport me të dhe se ka filluar që të afrohet shumë me Klaudjën. Disa minuta më parë tre vajzat po flisnin jashtë dhe aty del Klaudja bashkë me Gracianon për të pirë cigare dhe kjo nuk u ka pëlqyer vajzave.

Graciano e mohon se ai po afrohet me Klaudjën sepse thjesht rri me të jashtë gjatë kohës që pijnë cigare. Anila i përmend faktin se ai i ka bërë kafe Klaudjas, ndërkohë që ajo ai i ka kërkuar Lorit që t’i bëjë kafe. Françeska ndërhyn duke i thënë Anilës se nuk është nevoja që të përmendin gjëra të tilla sepse janë të parëndësishme, por i drejtohet Gracianos duke i thënë se ai nuk po sillet me ato si më parë. “mua nuk më intereson se me kë rri, por ke ndryshuar” i thotë Françeska Gracianos. Graciano fillon që të ngrejë zërin dhe Françeska i thotë që të mos e kthejë në debat sepse nëse e dëgjon Klaudja do të grindet me Anilën.

Graciano sqaron Françeskën duke i thënë se ai nuk mendon se me vajzat tjera është distancuar. Graciano fillon që të sqarojë Anilën, por Françeska ndërhyn përsëri dhe i thotë Gracianos, “kur kjo të thotë një gjë në mirëbesim, tim mos shko t’ia thuash Klaudjës siç ke bërë”. Graciano e mohon këtë gjë, por në kuzhinë vijnë edhe banorë të tjerë dhe Françeska u thotë që të lënë debatin sepse nuk do që të tjerët të komentojnë atë që ata po diskutonin.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment