Wednesday, 7 March 2012

Prova ditore, surprizë e madhe për një nga banorët

Banorët marrin nga Vëllai i Madh zarfin me udhëzimet e provës ditore. Ermira thërret të gjithë banorët që të dëgjojnë përmbajtjen e zarfit që përmban “Provën ditore I”. Kjo provë titullohet ABC duke marrë shkak edhe nga festa e mësuesit që është nesër. Edhe prova do të realizohet nesër dhe më pas banori që do ta fitojë këtë provë do të përfitojë nga Big Brother një surprizë të madhe.

Prova e parë ditore do të jetë shumë argëtuese. Të gjithë banorët duhet të mësojnë përmendësh alfabetin mbrapsht dhe do ta realizojnë këtë provë nesër. Ata nuk duhet që ta shkruajnë alfabetin dhe pastaj ta mësojnë. Kështu vajzat janë të ndaluara të përdorin shkrimet me lapsa sysh apo buzëkuq mbi pasqyrat e shtëpisë.
Edhe shkrimet mbi avullin që krijohet në xhamat që ndajnë pishinën nga zonat e tjera të shtëpisë, nuk janë të lejuara.

Pasi Ermira sqaron banorët me udhëzimet e provës ditore, të gjithë fillojnë të diskutojnë dhe përpiqen që të mësojnë alfabetin për të përfituar surprizën. Kështu banorët mësojnë alfabetin mbrapsht duke nduhmuar njëri-tjetrin. Më pas ata merren përsëri me gatimet dhe përgatitjen e darkës.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

Residents receive from Big Brother envelope with the instructions of test day. Ermira calls all people to hear the contents of the envelope containing the "day of Evidence." This test is called ABC because by taking holidays is tomorrow's teachers. The evidence will be conducted tomorrow and then a resident who will win this test will benefit from Big Brother a big surprise.

The first test day will be fun too. All residents are required to memorize the alphabet backwards and will deliver the test tomorrow. They do not have to write the alphabet and then learn. So the girls are forbidden to use eye liners logs or lipstick on the mirrors of the house.
The articles on the steam created in the windows that separate the pool from other areas of the house, are not allowed.

Once residents with guidance clarifies Ermira test day, all begin to discuss and try to learn the alphabet to gain surprise. So residents learn the alphabet backwards nduhmuar each other. Then they are taken back to cooking and preparing dinner.

No comments:

Post a Comment