Friday, 30 March 2012

Vlashi: “Në BB5, nuk janë krijuar grupe”; Klaudja: “Ne, kundra rrymës”

Banorët qëndrojnë në sallon duke biseduar e flasin për karakteret e ndryshme të personazheve të BB. Vlashi shprehet se në edicionet e mëparshme kanë qenë dominante formimi i grupeve, por Klaudja i thotë se është ende herët për ta, e së shpejti do të krijohen dhe grupet. Vlashi thotë se ka ndodhur që të krijohen grupe që javën e parë, e Klaudja shton se ata do të shkojnë kundra rrymës, duke i krijuar grupet në fund, kur të mbesin vetëm pesë veta, e të bëhen katër kundër një. Liami shprehet se formimin e një grupi e bën një temë me baza shumë të forta, ose dy njerëz me mendime të kundërta. Edi thotë se e quan meritë faktin që dhe pse ka patur debate, ata nuk kanë mbajtur inate me njëri-tjetrin më pas.

Edi shton se i pëlqen fakti që banorët qëndrojnë të gjithë bashkë, por Klaudja e kundërshton duke i thënë se Edi është i pari që ka pohuar që është i vetëm në lojë. Erioni ndërhyn dhe pyet Edin e çfarë ka dashur të thotë të shtunën gjatë spektaklit, kur ka thënë se i është bërë qejfi që ka dalë në nominim, pasi kjo do të tregonte që lojën mund ta fitonte dhe ai lloj niveli që ka mbetur në shtëpi. Klaudja menjëherë ndërhyn pyetur: “Çfarë niveli mendon se je, që ne nuk jemi?”. Genta, Vlashi, Liam e Erioni japin versionet e tyre për mënyrën sesi e kanë kuptuar deklaratën e Edit e ai i përgjigjet se nuk është asnjëra nga ato që kanë menduar banorët. Ai u shpjegon se ka dashur të thotë se nëse nuk përzgjidhet që në momentin që janë 13 konkurentë në lojë, shanset do të jenë gjithnjë e më të vogla më vonë.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment