Tuesday, 20 March 2012

Debat mes Gracianos e Vlashit; Liami e sqaron Lorin: “Françeska ma imponon atë sjellje”

Në shtëpinë e Big Brother një debat fillon midis Gracianos dhe Vlashit. Graciano ndihet i tradhtuar nga Vlashi, pasi ka dëgjuar fjalët që ka thënë ai për të gjatë spektaklit. Graciano i kujton se ka qenë ndër të parët banorë që i ka qëndruar afër pasi ai ka hyrë në shtëpi dhe se vetëm për këtë fakt, ai nuk duhet që ta hidhte poshtë.

Në debatin midis tyre ndërhyn edhe Liami, i cili i drejtohet Gracianos duke i thënë: “Kjo mimikë dhe ky ton zëri, nuk është i duhuri për ty”. Graciano shprehet se nuk mund të ndryshojë dot tonin e tij të zërit dhe i bën të qartë se ai kështu është, i ndryshëm me banorë të ndryshëm. Më pas atje shkojnë edhe banorët e tjerë, të cilët përfshihen në diskutim.

Liami dhe Lorena diskutojnë me njëri-tjetrin lidhur me debatin që ka pasur Liami me Françeskën. Liami i shpjegon Lorenës se jo me të gjithë mund të sillet ashtu siç është sjellë me Françeskën, sepse sipas tij, ajo e ka provokuar. “Edhe rrudhja e ballit, edhe sytë, për mua do të thonë shumë”, shprehet Liami. Ai i bën të qartë Lorenës, se di të sillet shumë mirë me njerëz që e meritojnë, por Françeska e ka detyruar që të ketë atë sjellje me të.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
In the house of Big Brother starts a debate among Gracianos and Vlash. Graciano feels betrayed by Vlashi, having heard the words he said to the spectacle. Graciano recalls that there were among the first people who stood as he entered the house and that just this fact, he does not have to throw down. In the debate between them Liami also intervenes, which is directed by Gracianos said: "This mimicry and this tone is not the right one for you." Graciano says it can not change his tone of voice and makes it clear that he thus is different with different people. Then there go the other residents, who are involved in the discussion. Liami and Lorraine discuss with each other about the debate that has been Liami with Francesca. Liami Lorraine explains that not everyone can behave as it is brought to Francesca, because according to him, it has provoked. "Even the wrinkles of the forehead, the eyes, for I will say a lot," says Liami. He makes clear Lorraine, that knows to behave very well with people who deserve it, but Francis was forced to have him conduct it.

No comments:

Post a Comment