Friday, 30 March 2012

Anila i thotë “jo” provës së saj; Erioni pranon të hajë të gjithë pulën

Vëllai i Madh e thërret për të tretën herë Ermalin, për t’u veshur sërish me pesë veshje të tjera të secilës nga vajzat dhe Ermali pranon që ta bëjë, duke veshur edhe pesë veshje të tjera. Ai thotë se ndihet shumë i shtrënguar dhe shumë në siklet nga veshjet e tyre, por është i gatshëm që ta bëjë përsëri, nëse nga kjo varet buxheti i tyre javor.

Banorët në dhomën e ndenjes fillojnë që të luajnë, duke gjetur emra të peronave publikë. Ndërsa Ermali dhe Françeska dalin në kopsht dhe fillojnë që të qeshin dhe të hedhin batuta me njëri-tjetrin, lidhur me veshjen e Ermalit.

Pak më vonë Vëllai i Madh thërret në dhomën e rrëfimit Anilën dhe Erionin, ndërsa Liami u thotë banorëve të tjerë se ka frikë se mos Anila i thotë “jo” provës së javës. Pasi banorët shikojnë që në monitorët e shtëpisë shfaqet fjala “jo”, fillojnë që të hedhin ide se përse mund të ketë refuzuar Anila. Ajo thotë se prova ka qenë që ajo të hajë një pulë, por që Anila e ka refuzuar sepse nuk e han dot mishin e bardhë. Banorët e gjykojnë për zgjedhjen që ka bërë dhe komentojnë me njëri-tjetrin, duke thënë se nuk ka rrezikuar aspak. Të gjithë banorët dalin kundër saj, duke e sulmuar hapur. Ndërsa pak më vonë del Erioni me pulën e tij, të cilën duhet ta konsumojë i vetëm. Banorët e duartrokasin dhe e komplimentojnë.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment