Wednesday, 28 March 2012

Klaudja kërkon që të dalë nga shtëpia: “Këtu është llum

Erioni dhe Klaudja dalin në oborr, duke dashur të sqarohen me njëri-tjetrin për një zënkë që kanë pasur. Erioni e ka qëlluar Klaudjan me shapkë, me shaka, por Klaudjas nuk i ka pëlqyer ky veprim i saji. “Nuk është shaka ajo, nuk duhej që ta bëje”, shprehet Klaudja. Erioni i kërkon falje, duke i thënë se është penduar për veprimin që ka bërë dhe se i kërkon falje, pa pritur që ajo ta falë.

Në atë moment atje shkon Ermali dhe duke i kërkuar ndjesë për ndërprerjen, i jep këshilla Klaudjas, për të cilën ka dëgjuar se kërkon që të dalë nga shtëpia. “Ti mund të jesh fituesja”, i thotë Ermali. Klaudja ngre tonin, duke i thënë se është diçka që i përket asaj dhe se edhe pse mund ta ketë gabim, kështu e mendon ajo. Ermali i kërkon ndjesë për atë që i tha dhe futet brenda.

Pasi ikën Ermali, Erioni i kërkon që të qetësohet dhe të mundohet që të mos nervozohet për gjithçka dhe në lidhje me të gjithë. “Është bërë situata shumë keq dhe nuk rri dot kot”, shprehet Klaudja. Ai i kujton se ajo ia ka dalë për kaq kohë dhe se mund t’ia dalë edhe për më gjatë. Erioni mendon se Klaudja po ndihet keq nga mungesa e cigares dhe e ushqimit, por i kujton se kjo situatë nuk do të zgjasë përgjithmonë. Erioni e përqafon, duke i thënë se ajo duhet të mundohet që ta kalojë këtë situatë. Klaudja kërkon që të bëjë gati valixhen, duke thënë se është e bindur për atë që kërkon të bëjë. “Këtu është llum”, shprehet Klaudja, duke pasur parasysh banorët. Ajo thotë se mund ta përjashtojë vetëm Erionin nga pjesa tjetër e banorëve.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
Erion and Claudia leave the yard, trying to clarify with each other over an argument they had. Erion Klaudjan with snipe shot, with jokes, but Klaudjas not liked this move hers. "No joke she should not do it," says Claudia. Erion apologizes, saying he is remorseful for the action that has made ​​and asks forgiveness, without waiting for it to pray. At that moment there goes Ermali and asking pardon for the interruption, Klaudjas gives advice to heard that he wants to leave the house. "You can be a winner," says Ermali. Claudia raises the tone, saying that is something that belongs to her and that although can do no wrong, so she thinks. Meda, asks forgiveness for what he said and placed inside. After leaving Ermali, Erion wants to relax and try not to get nervous about everything and everyone. "It made ​​the situation much worse and could not sit idle," says Claudia. He recalls that it has succeeded for so long and that may also appear longer. Erion thinks that Claudia is feeling worse by the lack of cigarettes and food, but remember that this situation will not last forever. Erion embraces, saying that she should try to pass this situation. Claudia wants to do about the suitcase, saying he is convinced it wants to do. "Here's sludge," says Claudia, given the residents. It says you can only exclude Erion from the rest of the inhabitants.

No comments:

Post a Comment