Friday, 30 March 2012

Edgari tregon arsyen e daljes nga shtëpia; Klaudja i qëndron afër

Lorena dhe Graciano janë të shtrirë në dhomën e gjumit dhe fillojnë që të bisedojnë midis tyre. Graciano është kurioz që të dijë se çfarë rëndësie ka ai tek ajo. Lorena thotë se edhe pse nuk e tregon me gjeste apo fjalë, është diçka që duket. “Unë nuk po ankohem, të them që jam e pakënaqur”, thotë Lori. Graciano i kërkon Lorit që ta shprehë me veprime apo gjeste atë që ndjen, sepse ai nuk mund t’ia lexojë dot mendjen, për të parë se çfarë mendon, apo ndien. Ai thotë se nëse do të ketë vështirësi gjatë lojës, do ta lërë mënjanë Lorenën, pasi për të është e rëndësishme vetëm vetja e tij dhe familja.

Edi flet me Françeskën e më pas me Gentën, lidhur me daljen e tij jashtë shtëpisë. Ai thotë se ka qenë i shoqëruar dhe i pajisur me mikrofon gjatë gjithë kohës, por nuk ka pasur as kohë që të pyesë për disa gjëra që ka qenë kurioz, si p.sh. për golat që mund të kishte bërë i biri.

Edgari del në kopsht dhe fillon që të bisedojë me Klaudjan lidhur me daljen e tij nga shtëpia. Ai thotë se gruaja e tij ka abortuar, por mundohet që të shikojë anën pozitive nga e gjithë kjo. Ai thotë se e shoqja nuk ka rrezikuar aq shumë nga ky abort, sa të mos mund të ketë një fëmijë tjetër në të ardhmen dhe se ky fakt e gëzon. Klaudja mundohet që ta qetësojë, duke i thënë se tani duhet që të marrë më shumë forcë për të ecur përpara. “Nëse Albana do të kishte dyshim, unë nuk do të hyja fare”, thotë Edgari.

Në dhomën e gjumit, Ermali dhe Françeska rrinë afër njëri-tjetrin, duke shkëmbyer puthje dhe ledhatime me njëri-tjetrin.

No comments:

Post a Comment