Banorët në dhomën e ndenjes vazhdojnë që të bisedojnë për provën e surprizave, ndërkohë që Meti u kërkon vëmendje të gjithëve sepse do të lexojë zarfin e provës.
Në zarf janë shkruar udhëzimet që duhet të të zbatojnë banorët në mënyrë që të fitojnë cigare ose 4 buke + 1kg djathë. Midis këtyre dhuratave ata duhet të zgjedhin vetëm njërën.
Në zonën pranë pishinës ndodhen dy vaska të vogla, dy sapunë dhe një kuti xhami e mbyllur me çelës. Brenda sapunëve ndodhen dy çelësa të cilët mund të hapin kutinë e dhuratave. Banorët e provës ndahen në dy çifte Meti-Lorena dhe Edi-Françeska. Djemtë duhet të marrin çelësat brenda sapunëve, vetëm duke i shkrirë mbi trupin e vajzave dhe jo t’i thyejnë sapunët.
Pasi bëhen gati të dy çiftet fillojnë nga gara, ndërsa banorët e tjerë i shohin duke bërë tifo për Metin. Edhe pse nuk Lejohet Liami i jep sugjerime metit se si ai të zhvillojë provën në mënyrë që ta nxjerrë më shpejtë sapunin. Meti fillon ta fërkojë sapunin mbi trupin e Lorenës, duke u munduar që të prekë sa më shumë rrobat e saj të banjës në mënyrë që sapuni të tretet më shpejt. Edhe pse shumë pranë njëri-tjetrit Meti arrin që ta nxjerrë sapunin më herët, por këtu lind një debat Edi fillon që ta akuzojë atë se po bëri hile në lojë sepse sipas tij ai e nxori çelësin me dorë dhe nuk priti që të dilte duke e shkrirë sapunin.
Edi i thotë Metit se ai në çdo provë ka bërë hile në lojra dhe prova të ndryshme në shtëpi, por Meti nuk i pranon akuzat e tij. “Këtë e vendos tjetër kush” i thotë Meti Edit duke i kujtuar se Vëllai i Madh i vëzhgon gjithmonë ata teksa realizojnë prova të ndryshme
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
No comments:
Post a Comment