Friday, 30 March 2012

Liami shpreson që të fitojë çmimin e madh; Tregon se përse do ta përdorte

Ndërsa disa nga banorët rrinë në sallon, duke dëgjuar muzikën në sfond, Liami pyet Klaudjan, nëse do të futej në shtëpinë e Big Brothër në qoftë se do të kishte krijuar familje dhe arsyen se pse. Klaudja thotë se nëse do të kishte krijuar familje, presupozohet që të kishte realizuar disa nga planet dhe synimet për jetën. Liami kërkon të dijë nëse Klaudja ka menduar që hyrjen në Big Brother ta shikojë si një mundësi për të krijuar familje, por Klaudja thotë se Big Brother do t’i shërbejë për të realizuar ca plane, në mënyrë që ta ketë më të lehtë krijimin e një familjeje.

Pasi banorët e tjerë shpërndahen nëpër shtëpi, Françeska dhe Liami rrinë në sallon duke diskutuar me njëri-tjetrin. Ata flasin për qëndrimin në shtëpinë e Big-Brother dhe për avantazhet dhe disavantazhet që mund të kenë. “Lum si ti që do të ikësh në Gjermani, ne do të durojmë llafet e njerëzve”, shprehet Françeska. Ajo mendon se Liami do të ketë edhe oferta për punë këtu në Shqipëri. “Të shpresojmë që t’i marrim ato lekët njëherë”, thotë Liami. Françeska e pyet se për çfarë do t’i përdorte lekët nëse i merrte. Ai thotë se një pjesë të tyre do t’ia jepte prindërve të tij, të cilët nuk kanë pension dhe as të ardhura të mjaftueshme për të jetuar, ndërsa pjesën tjetër do ta përdorte për veten e tij, për të vënë në vijë disa plane që ka.

Më pas atje shkon Ermali dhe të tre fillojnë që të mendojnë për sekretet që duhet të thonë, për sa i përket lojës së propozuar nga Liami. Françeska mendon një sekret dhe i kërkon Liamit, Ermalit dhe Erionit që t’i bëjnë pyetje për të zbuluar sekretin e saj. Ajo i premton se do të jetë e sinqertë deri në fund.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment