Friday, 30 March 2012

Liami-Françeskës: “Ti e Ermali, pole të kundërt”; Françeska: “Dua ta fitojë Ermali BB”

Disa nga banorët qëndrojnë në kopësht duke biseduar, kur Françeska tregon për lidhje e fortë që ka me babain, se sa afër janë ata të dy dhe gjithkund shkojë bashkë. Ajo shprehet se të atin e ka si shok, e teksa u thotë banorëve se do të kishte dëshirë që të shkonin me pushime të gjithë së bashku kur të mbarojë BB, të merrnin dhe babain e saj me vete.

Më pas, Liami e sjell bisedën tek mardhënia me Ermalin, ku Françeska shprehet se në pushimet që do të bëjnë të gjithë bashkë, ajo do të jetë me Ermalin. Liami shprehet se kur të dalin nga BB, Françeska e Ermali do të jenë pole të kundërta, pasi në shtëpinë e BB nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përjetuar gjithçka. Françeska përgjigjet se polet e kundërta tërhiqen, e për të tjerat nuk do t’i mendojë tani pasi kur të dalin, lidhja mund të shkojë ose shumë mirë, ose mund të dështojë.
Françeska shprehet se nuk beson në lidhjet në largësi, kështu që ajo do të vije të jetojë në Tiranë, e mbase do të marrin një shtëpi bashkë me Lorin.

Françeska shprehet se mendimi i saj është që në një lidhje, njëri nga të dy duhet të hapë rrugë, që mardhënia të shkojë mirë. Ajo shprehet se është shumë e kuptueshme dhe në një lidhje jep maksimumin, që të mos i mbetet asgjë peng. Ajo shton se dhe po të ndahet nga Ermali, nuk do të rrijë vetëm, për të pritur për Ermalin të rikthehej. Anila kërkon të dijë një afat se sa do të priste e Françeska thotë se do të rrijë për aq kohë sa të ndjehet mirë me veten për të krijuar një lidhje tjetër.

Së fundi, Françeska shkon pranë Ermalit e Gentës duke bërë komente e thashetheme për banorët. Françeska shprehet se javën tjetër mendon se do të jetë në nominim së bashku me Anilën e Gracianon. Ajo shton se paçka se do të jetë në nominim, ka besim se do të jetë deri në finale në shtëpinë e BB, por do të tërhiqet në fund që ta fitojë Ermali. Genta thotë se do të nominojë Ermalin, por Françeska thotë se Ermali nuk largohet, pasi ka besim se ai do të jetë fitues, e çmimin do ta ndajnë bashkë.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment