Klaudja rri vetëm dhe duke pirë cigare fillon që të qajë. Pranë saj i shkon Erioni dhe fillon që ta pyesë se përse qan. Klaudja e mërzitur i thotë se iu kujtuan disa gjëra, në lidhje me të dhe me familjen e saj. Erioni i thotë se çdo njeri kalon momente të tilla, por nuk është momenti e as që ajo të qajë në këtë rast duke kujtuar këto gjëra.
“Nuk është nevoja që ti të qash” thotë Erioni dhe Klaudja i përgjigjet “Nuk mbaj dot më”. Erioni mundohet që të këshillojë Klaudjën që të mos mërzitet, por Klaudja thotë “më ka marrë shumë malli” dhe fillon të qajë edhe më shumë. Erioni i thotë se edhe atij i mungon shumë i ati, por po mundohet që të mos e shfaqë këtë gjë sepse është diçka që i përket vetëm atij.
Erioni i qëndron pranë Klaudjës duke u munduar që t’i heqë asaj mërzitjen. Erioni i kërkon Klaudjës që të shkojnë brenda që ajo të hajë dhe Klaudja duke u futur në kuzhinë thotë “e fundit do dal që këtu prej inati”. Më në fund Klaudja ha bukë me djathë, pas një debati të gjatë me banorët për “një copë djathë”.
Pasi ushqehet Klaudja dhe Erioni shkojnë në dhomën e gjumit ku të tjerët janë bërë gati të flejnë dhe pak më vonë shtëpia bie në qetësi e banorët flenë të gjithë.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
No comments:
Post a Comment