Friday, 30 March 2012

Klaudja e nervozuar hedh ushqimet në koshin e plehrave dhe debaton me banorët, ndërsa Anila e ndalon përsëri dhe e ironizon

Klaudja shkon pranë djemve dhe u ankohet për ushqimet, por banorët i thonë se tashmë ajo duhet të ishte mësuar me këtë situatë dhe të mos presë që të tjerët t’i japin për të ngrënë, por të marrë vetë. Pas disa minutave Klaudja kthehet në kuzhinë dhe kërkon djathin për ta hedhur në plehra.

Klaudja thotë se për aq kohë sa ajo nuk ha, as të tjerët nuk do të hanë dhe fillon që të kërkojë djathin, por nuk e gjen dot. Anila e ironizon duke i thënë “çfarë po kërkon se të ndihmojë unë”, por Klaudja vazhdon të kërkojë dhe nuk gjen gjë dhe kështu vendos që të hedh çdolloj produkti ushqimor që i del përpara. E ndërsa Klaudja kërkon, Anila e ironizon përsëri “ti nuk gjen gjë se s’merresh me kuzhinën ngaqë je shumë aktive s’ke kohë të merresh”.

Klaudja të parën gjë që gjen është kutia e kripës të cilën e zbraz të gjithën në koshin e plehrave dhe shkon në frigorifer. Anila i del përpara dhe duke qeshur i thotë “mos guxo që ta hedhësh atë, mos e prek se është ushqimi të të gjithëve ai” dhe Klaudja i përgjigjet “po hedh pjesën time”. Anila i rri pranë dhe nuk e lejon që ajo të hedhë gjithë ushqimet, por vetëm një pjesë të vogël të tyre.

Aty ndodhet Graciano i cili i thotë Klaudjës që të mos i hedhë ushqimet, por të hajë sa të dojë, ndërsa Anila i thotë se është gjynah të hedhin ushqime, por Klaudja nuk ndalet. Ajo merr shishen e vajit dhe fillon që ta derdhë në lavaman. Genta që ndodhet aty nervozohet dhe i thotë që të mos e hedh vajin sepse4 ata këtë javë nuk kanë ushqimet, por Klaudja i thotë se ajo po hedh pjesën e saj. “Ti nuk e ke idenë se sa është pjesa jote, ti s’je marrë kurrë me gatimin” i thotë Genta Klaudjës dhe përpiqet që ta ndalojë. Klaudja thotë se asaj nuk i ka rënë radha për të ngrënë, por Genta e kundërshton duke i thënë se ajo ka ngrënë njëlloj si të tjerët dhe se ajo që po bën është e padrejtë.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment