Friday, 30 March 2012

Françi: “Anila s’del këtë javë, mua më keni në finale”;- Anila Liamit: “Ti s’je njeri i ndershëm, s’e fiton BB5”

Françeska ndodhet në dhomën e gjumit me Arbërin dhe fillon që të komentojë sjelljen e Klaudjës gjatë debateve. Ajo thotë se i vjen keq që banorët, por sidomos Klaudja, e sulmojnë vetëm për moshën. Françeska thotë se Klaudja me të kapët për gjëra të kota si mosha apo fakti që shihet në pasqyrë, ndërsa me Anilën kapet për bukën dhe jo për gjëra të rëndësishme dhe Arbëri i jep të drejtë. Më pas ajo fillon të flasë për të nominuari dhe në bisedë ndërhyn Liami.

Françeska thotë se këtë javë nuk mendon se do të dalë Anila dhe Liami e Arbëri ndajnë të njëjtin mendim me të. “Këtë javë del Vlashi, ndërsa Anila del javën tjetër” thotë Liami dhe Anila e dëgjon e afrohet pranë tyre. Liami i përsërit atë që sapo tha Anilës ndërsa Françeska thotë se edhe ajo mendon se këtë javë mund të dalë Vlashi. “Edhe unë Vlashin mendoj edhe pse më vjen keq” thotë Françeska dhe më pas shton “ndërsa mua më keni në finale”.

Anila fillon një diskutim me Liamin duke i thënë se edhe nëse ai do të jetë n ë finale nuk ka për ta fituar BB5 dhe Liami i përgjigjet “ashtu mendon ti”. Anila sqaron Liamin duke u thënë se ai nuk është njeri i ndershëm. “Ti s’je i ndershëm, ua ke të tjerëve me të futur” thotë Anila dhe Liami i kërkon që të sqarohet më tej. Anila i thotë se me atë konkretisht Liami nuk është sjellë në mënyrë të ndershme sepse ndryshe nga java e parë, ai ka luajtur me gjërat e saj personale dhe e ka ofenduar e tallur disa herë.

Liami i thotë se ajo nuk e di se çfarë flet, ndërsa Arbëri e pyet Anilën nëse ajo mendon se duhet të qëndrojë në shtëpi. Anila i përgjigjet se ka të tjerë në shtëpi që nuk meritojnë më shumë se ajo që të vazhdojnë të rrinë dhe sipas saj një ndër ta është edhe Liami. Meti u kërkon që të mos flasin më sepse ata duhet të flenë dhe kështu përfundon diskutimi i tyre.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment