Friday, 30 March 2012

Graciano sqarohet me Lorenën duke e akuzuar se ajo po bëhet palë me Françeskën dhe Anilën

Graciano qëndron jashtë dhe vazhdon që të bisedojë për debatet që ka pasur me Lorenën. Fillimisht Lorenën e ka sulmuar Meti dhe Graciano ka reaguar për ta mbrojtur, por kur Klaudja ka bërë një gjë të tillë ndaj Lorenës ai nuk ka reaguar fare. Këtë gjë Lorena i ka kërkuar që ta sqarojë dhe Graciano i ka thënë se do të flasë me të kur të jenë vetëm të dy.

Kështu ati përpiqet që tashmë që janë vetëm të sqarojë keqkuptimet me Lorenën, pa praninë e të tjerëve sepse mund të përdorin diskutimet e tyre për t’i sulmuar më vonë. Graciano sqaron Lorenën duke i thënë se ai e pa të arsyeshme që në rastin e Metit të reagonte edhe për faktin se ishte mashkull dhe dy djem mund të sqarohen më mirë bashkë, ndërsa në rastin e Klaudjës ai nuk reagoi sepse ndante të njëjtin mendim me të.

Graciano e akuzon Lorenën duke i thënë se ajo po bëhet palë me Anilën dhe Françeskën, ose ato të dyja po e përdorin. Lorena e mohon një gjë të tillë dhe ai thotë se ky mendim i lindi pasi të njëjtën gjë i kanë thënë të tria vajzat në kohë të ndryshme. “Erdhi e para më tha ti po i rri mbrapa Klaudjës, pastaj ma tha tjetra dhe më vonë edhe ti, si ka mundësi që thoni të njëjtën gjë në kohë të ndryshme?” i thotë Graciano Lorenës, por ajo vazhdon që ta mohojë kategorikisht se po bashkëpunon në lojë me Anilën dhe Françeskën. Nga ana tjetër Graciano shprehet me siguri duke u nisur nga fakti se gjatë gjithë ditës i ka parë të tria vajzat bashkë.

Aty vjen Edi i cili duke supozuar për orën u thotë se është bërë vonë sepse edhe dritat e dhomës së gjumit tashmë janë fikur. Kështu Graciano dhe Lorena shkojnë në dhomën e gjumit ku një pjesë e banorëve kanë shkuar aty më parë.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment