Teksa banorët janë në tavolinën e ngrënies, mes Metit e Gentës lind një debat. Fillimisht, Genta ka qenë duke folur me Vlashin, por ka ndërhyrë Arbri e ajo i ka thënë të pushojë. Meti del në mbrojtje të Arbrit, e i thotë Gentës ta ulë zërin, por Genta përgjigjet se nuk po fliste me Arbrin, por me Vlashin, teksa ai ka i ka ndërhyrë në bisedë. Genta shprehe se Arbri do të japë nga një opinion për çdo gjë, e nuk bën dot ndryshe. Meti shprehet se asnjë nuk është i pari në shtëpinë e BB, e Genta i thotë Metit: “Ti çfarë ke që ndërhyn, se nuk po të flas ty!”. Genta thotë se për të, Arbri është i fundit në shtëpi, e kur ajo ka qenë duke folur me Vlashin, ai nuk ka patur përse të ndërhyjë.
Më pas, Ermali u lexon banorëve një komunikim nga Vëllai i Madh në lidhje me Edin. Ermali u bën me dije banorëve se Edi është larguar nga shtëpia e BB për arsye familjare, e vendimi për t’u kthyer i takon vetëm atij.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
No comments:
Post a Comment