Tuesday, 20 March 2012

Liami tregon për punën e tij; Françeska: “Ermali, moskokëçarës ndaj meje”

Banorët në dhomën e ndenjes fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin. Liami tregon për punën që bën në Gjermani. Ai thotë se puna e tij është me shumë përgjegjësi, sepse nëse diçka nuk është sterilizuar mirë dhe pacienti pas operacionit mund të ketë infeksion, mjeku dënohet deri në 40 vjet burg. Ai thotë se i pëlqen puna që bën, pavarësisht përgjegjësisë që ka dhe kujdesit që duhet t’i kushtosh. Ai tregon për përvojat e tij kur ka qenë i pranishëm në një operacion dhe thotë se veçon një operacion kanceri në mëlçi, të cilin nuk mundi ta shikonte dot deri në fund. Banorët janë kuriozë dhe e pyesin Liamin, ndërsa ai i tregon detaje nga puna e tij.

Erioni shkon në dhomën e gjumit dhe kujdeset për Klaudjan, e cila vazhdon që të jetë me temperaturë. Ndërsa djemtë në dhomën e ndenjes diskutojnë për futbollin.


Françeska del në kopsht dhe më vonë edhe Ermali pas saj. Ajo i ankohet se ka pasur dhimbje të zemrës gjatë gjithë natës dhe ai nuk është preokupuar fare as që ta pyesë se nga i vjen. Ermali fillon që ta ngacmojë, duke mos i kushtuar rëndësi fjalëve që ajo thotë, por Françeska nervozohet dhe i kërkon atij që të largohet. Më pas ajo flet me Erionin dhe Lorin për situatën në fjalë. Ajo është shuam e mërzitur nga Ermali dhe këtë ia shpreh banorëve. “Më shumë kujdeset Erioni për mua”, shprehet Françeska. Erioni i thotë se do të kishte bërë mirë që të shkonte tek ai, sepse do ta kishte ndihmuar me ndonjë qetësues. Më pas ata flasin për cigaren, që mund të jetë shkak i shqetësimit të saj. Françeska thotë se ka 4 vjet që e pi dhe se kjo ka ndikuar. “Trupi yt është në rritje dhe ti e dëmton shumë”, e këshillon Erioni.

Lorenës i duke çudi ky mosinteresim i Ermalit ndaj saj dhe ia thotë këtë edhe Françeskës.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
Residents living room begin to discuss with each other. Liami shows for working in Germany. He says his work is very responsible, because if something is not well sterilized and the patient after surgery may have infection, the doctor sentenced to 40 years in prison. He says he likes the work he does, regardless of who has responsibility and care that should Paying. He tells of his experiences when he was present at an operation and says that distinguishes a cancer operation in the liver, which could not see the dot to the end. Residents are curious and ask Liamin, while he shows off his detail. Erion goes into the bedroom and Klaudjan care, which continues to be the temperature. While boys in the living room to discuss football. Francis appears in the garden and later Ermali behind it. She complains that the heart has been in pain all night and he is not concerned at all not even ask it from coming. Meda begins to harass, not paid attention to the words she says, but Francis angry and asks him to leave. Then she talks with Erion and Lorin of the situation in question. She is upset shuam Ermali and this he said residents. "More care Erion for me," says Francis. Erion says he would have done better to go to him because they would help her with a tranquilizer. Then they talk about tobacco, which may be due to its concern. Francis says he has 4 years of drinking, and that this has affected. "Your body is growing and hurting you more," advises Erion. Lorraine wonder of this disinterest by the meda to her and he says this even Françeskës.

No comments:

Post a Comment