Teksa banorët kanë qenë duke qëndruar në sallon, Edi ka hyrë në shtëpi e të gjithëve së pari i ka pushtuar habia e më pas gëzimi që ai u rikthye përsëri. Edi tregon se ka patur një problem familjar, por që është zgjidhur dhe ka vendosur që mund të rikthehej përsëri në lojë. Françeska, Lorena, Graciano e Arbri qëndrojnë pranë Edit dhe flasin me të për problemin që ka patur dhe mundohen ta ngushëllojnë.
Ndërkohë, Ermali e Françeska qëndrojnë të veçuar nga banorët e tjerë e komentojnë banorët dhe situatën në shtëpi. Klaudja shprehet se asnjëri nga edicionet e BB nuk ngjasojnë me njëri-tjetrin. Ermali shprehet se në shtëpi nuk janë formuar ende grupet, por ai e ka në mendje se si do të ndahen konkurentët në grupe. Erioni shkon pranë tyre dhe komenton faktin që disa nga banorët janë mbledhur rreth Edit dhe po e pyesin me hollësi se çfarë i ka ndodhur.
Klaudja shprehet se ka nevojë të ketë kontakt me familjen e saj, qoftë dhe sa t’i dëgjojë zërin njërit prej familjarëve. Erioni e Klaudja flasin dhe për mardhënien e tyre, ku Erioni shprehet se puthja që kanë dhënë, ka mbetur aty dhe nuk do të thotë që do të ketë diçka tjetër me të, jo sepse nuk i pëlqen, por ky nuk është momenti i duhur për të filluar një lidhje. Ajo shton se Erioni është sjellë mirë me të deri në një moment, e ajo nuk ka dashur që Erioni të dalë keq pasi ai ka patur luhajte, e një person i pjekur nuk mund të ketë luhatje.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
No comments:
Post a Comment