Friday, 30 March 2012

Klaudja dhe Arbëri ironizojnë Liamin;- Liami detyron Klaudjën të bëjë punë shtëpie

Banorët dalin të gjithë në oborr dhe shumica e tyre shtrihen për të marrë rreze. U bënë disa ditë që në shtëpinë e Big Brother ka filluar të bëhet “plazh”.
Gjatë kësaj kohe ata fillojnë të ngacmojnë njëri-tjetrin në lidhje me gjërat e kaluara.

Arbëri dhe Liami fillojnë të ironizojnë njëri-tjetrin për lojën që Liami u bëri banorëve duke i lagur me ujë. Arbëri i thotë se kjo nuk ishte ndonjë lojë e bukur dhe Liami ia kthen me tallje. Klaudja që ndodhet aty i thotë se si ka mundësi që ata po flasin në këtë mënyrë dike qenë shok brenda shtëpisë. “Unë s’kam asnjë shok këtu brenda” thotë Liami dhe Arbëri thotë të njëjtën gjë për të.

Klaudja bashkohet me Arbërin dhe ironizojnë të dy bashkë Liamin. Klaudja thotë se Liami ka frikë nga hija e vetë dhe e ngacmon “Liami do ma bësh një kafe” dhe ai i përgjigjet “s’ke duar, çohu bëje vetë dhe më bëj edhe një mua”. Arbëri mbron Klaudjën duke i thënë Liamit se duhet të tregohet kavalier dhe të tregojë respekt për Klaudjës si femër, por Liami thotë se ai nuk ka pse të ketë respekt kur një gjë të tillë e ka bërë më parë, por Klaudja përditë kërkon që t’ia bëjnë kafen.

Liam largohet dhe Klaudja dhe Arbëri flasin për të. Pas disa minutash Liami kthehet përsëri në oborr dhe me ironi i thotë Klaudjës “e di që je shumë e bukur, por duhet të vish të pastrosh banjën”. Klaudja i përgjigjet “po unë jam shumë e bukur të t’u futur aty”, por Liami i thotë se punët e shtëpisë janë të përbashkëta dhe ajo duhet të bëjë pjesën e saj si të gjithë banorët e tjerë.
Kështu Klaudja çohet dhe shkon brenda për të pastruar. Ajo merr kovën dhe leckën që të lajë zonën e pishinës dhe Liami e tall për pastrimin.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment