Në shtëpi është vendosur muzikë dhe banorët argëtohen duke kërcyer, ndërsa një pjesë tjetër e tyre ndodhen në kuzhinë duke u marrë me gatimin dhe punët e shtëpisë. Vlashi dhe Klaudja fillojnë që të ngacmojnë Lorenën për veshjen dhe mënyrën se si ajo flet dhe kërcen.
Vlashi i thotë Lorenës se ajo ka veshur një fund shumë të shkurtër saqë ata mund t’i shohin edhe veshjet e saj intime, por Lorena mundohet që të justifikohet. Lorena thotë se nuk e kishte vënë re se fundi i saj ishte ngritur pak lart dhe Graciano përkrah Lorenën duke i thënë Vlashit dhe Klaudjës që të mos kapen me banorët me gjëra kaq të vogla sepse bëhen edhe të neveritshëm dhe Vlashi nuk vazhdon më tej me ngacmimet e tij.
Ndryshe nga Vlashi Klaudja vazhdon ironitë e saj. Në shtëpi vendoset muzikë që përdoret për striptizëm dhe Klaudja vazhdon që të ngacmojë Lorenën duke i thënë që të fillojë të zhvishet, por Lorena i përgjigjet “unë i bëj gjërat për qefin tim dhe kur të dua”. Klaudja fillon që të flasë si Lorena dhe imiton me mimikë lëvizjet e saj të fytyrës. Teksa Lorena flet me Vlashin për sjelljen e saj në shtëpi duke i thënë se asaj nuk i intereson se çfarë thotë ai Klaudja i thotë “kur bëni kështu, m’i këpusni telat, më boni me vjell”. Lorena ia kthen me ironi “Ke zemër ti që të këputen telat” dhe Klaudja i thotë “jo, s’kam zemër” dhe imiton të folurën e Lorenës.
Lorena i thotë në fund “E qepa se s’dua të shikoj të vjellat e tua” dhe ironitë e tyre përfundojnë.
No comments:
Post a Comment