Friday, 30 March 2012

Debate për mentalitetin e Shqiptarëve, Ermali dhe Klaudja ndajnë mendime të kundërta

Banorët janë ulur pranë oxhakut dhe fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin. Ata diskutojnë për mentalitetin dhe paragjykimet e shqiptarëve. Ermali u thotë Banorëve se shqiptarët kanë ndryshuar dhe nuk janë më paragjykues. Ai merr si shembull pranimin e komuniteteve gay që sipas tij tashmë nuk përbëjnë ndonjë problem në Shqipëri si më parë.

Klaudja e kundërshton Ermalin dhe thotë se shqiptarët janë shumë paragjykues. Ajo i përmend Ermalit faktin se edhe ai për Françeskën në fillim ishte shprehur se nëse do të ishte jashtë nuk do të ishte lidhur me Françeskën, për shkak të moshës së saj të vogël. Për ketë arsye Klaudja i thotë se edhe ai e ka paragjykuar Françeskën në një farë mënyrë, por Ermali e kundërshton duke i thënë se ai kishte disa arsye për të thënë një gjë të atillë.

Mendimit të Klaudjës i shtohet edhe Liami i cili thotë se njerëzit në përgjithësi janë paragjykues. Ndryshe nga ata, Edgari mbron idenë e Ermalit duke thënë se në Shqipëri mentaliteti ka ndryshuar sepse shoqëria ka evoluar shumë. “tani gjërat pranohen shumë lehtë” thotë Edi dhe përmend faktin që në rininë e tij thjesht veshja e pantallonave me të grisura gjykohej shumë, sot çfarëdolloj veshje nuk i bën përshtypje kujt.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment