Megjithatë nga burime të ndryshme mësohet se do të jetë e njëjta godinë si dhe vjet, ajo ku do të qëndrojnë banorët, në autostradën Tiranë-Durrës, kilometri i 15-të. Është realizuar një dekor i ri për studion ku do të zhvillohet spektakli e po ashtu ka ndryshime edhe në shtëpinë e Big Brother. Deri tani flitet për 16 persona që do të hyjnë në shtëpinë e këtij realit shoë, patentë e Endemol blerë nga Top Channel Albania. Drejtimi i spektaklit sërish do të jetë nga Arbana Osmani. Programi që ka siguruar vitet e kaluar audiencë të madhe pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes së shikuesve.
