Nuk është dhe aq i kënaqur pas përfundimit të spektaklit të BB, sepse në shumë vende të botës, pas përfundimit të spektaklit, shumicën e pjesëmarrësve e sistemojnë nëpër vende të ndryshme të punës, me qëllim që të dalin të kënaqur të gjithë. Pyetjes nëse do të merrte pjesë përsëri Klodi në këtë spektakël dhe si e sheh fillimin e edicionit të pestë javën e ardhshme, ai tregon: ”(Qesh) Do kisha qejf të përjetoja dhe një javë, por kuptohet duhet t’i lëmë radhën dikujt tjetër, shpresojmë se do të jetë intersante për publikun, se ai i fundit nuk ishte kushedi se çfarë, përveç fitueses.
