Albulena e nis provën duke treguar për domethënien që ka televizori në jetën e saj dhe e lidh atë edhe me profesionin e të atit. Më pas ajo fillon të rrëfeje për një moment të vështirë të jetës së saj. Ajo tregon për një aksident me makinë dhe që si pasojë pati që për tre muaj Albulena të mos mundte të ecte mbi këmbët e veta. Albulena tregon se pas një kohe të gjatë të terapive intesive, ajo mundi të ngrihej përsëri mbi këmbët e saj dhe e përshkruan si një nga momentet më emocionuese të jetës së saj, ku ndjenjat ishin përzierë. Frika, dhimbja ishin të ndërthurura më pas me një lumturi të pamasë.
Lena e vazhdon rrëfimin e saj me sëmundjen e vëllait. Kur ai ishte fëmijë vuante nga një sëmundje që mjekët nuk ia përcaktonin dot. Ndodhte vetëm kur ajo e prekte të vëllanë që ai të sëmurej dhe të humbiste ndjenjat. Këtë Albulena e ka përjetuar shumë sepse fajsonte veten dhe i dukej sikur pikërisht ajo ishte shkaktare për sëmundjen e vellait.
Më pas Albulena rrëfen për një tjetër moment të hidhur dhe i kërkon falje nënës së saj. Ajo nëpërmjet telefonit, tregon një histori që ishte larguar nga shtëpia për disa ditë dhe kishte fikur tetefonin. E ëma e saj e shqetësuar, kishte tentuar disa herë që të fliste me të por nuk kishte mundur. “Kisha katër ditë që të merrje në telefon, më tha mami dhe ajo fjalë më ka bërë që për tetë muaj të mos mbaja telefon” thotë e trishtuar Albulena e cila më pas shton “shpresoj që të më falë një ditë”.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
Albulena starts showing proof of the significance that has a TV in her life and connects it with his father's profession. Then she starts to confess to a difficult moment of her life. It shows a car accident and was due for three months Albulena he could not be walked on its feet. Albulena shows that after a long period of intensive therapy, she was able to stand again on its feet and described as one of the most exciting moments of her life, where feelings were mixed. Fear, pain were then combined with an immense happiness.
Lena continues her story of the brother's illness. When he was a child suffering from an illness that doctors could not determine it. Happen only when she touched it to his brother got sick and lose consciousness. Albulena has experienced this much because blamed himself and looked like it was just cause for the illness of his brother.
Then Albulena recounts another moment of bitter and apologizes to her mother. It over the phone, tells a story that was away from home for several days and had turned off tetefonin. Her mother worried, had tried several times to talk with her but could not. "I had four days to walk away on the phone, Mom told me and it made me concerned for eight months will not carry the phone," says the sad Albulena which then adds "I hope to one day forgive me."
No comments:
Post a Comment