Ndërsa banorët bëjnë biseda të përgjithshme në sallon, Liami e pyet Françeskën që t’i tregojë diçka që nuk e ka thënë më parë. Ajo fillon të flasë për familjarët e saj, por Liami e ndërpret dhe i kërkon që t’i tregojë një ngjarje nga jeta e saj dhe jo e familjarëve. Ai kërkon që të dijë se si është ndier ajo kur ka mbyllur një lidhje. Françeska tregon se ka pasur një lidhje që zgjati një vit e gjysmë me një djalë, por e ka lënë, pasi ka marrë vesh që ai kishte pasur një lidhje prej tre vjetësh me dike tjetër, paralelisht. Ajo tregon se është prekur, pasi ai e ka gënjyer për një kohë aq të gjatë.
Françeska është kurioze të dijë se si mund të rezistojë Liami pa një femër për tre muaj, por Liami shprehet se e ka menduar këtë pjesë dhe nuk e ka problem këtë fakt. Ai tregon për jetën që bën në Gjermani dhe thotë se gjithçka atje është ndryshe. “Unë e kam në tru dhe gjithçka ka lidhje me trurin”, shprehet Liami. Ai shprehet se nuk mund të kishte marrëdhënie me një vajzë tjetër brenda shtëpisë edhe për hir të së dashurës, të cilën e respekton. “Më pëlqen shumë kjo gjë”, shprehet Françeska. Ajo thotë se do të donte që të dëgjonte më shumë meshkuj që të vepronin si ai.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
While residents make general conversation in the parlor, asks Francesca Liami to show something that has not been said before . She starts talking to her family, but Liami interrupts and wants to tell a story of her life and not the family. He wants to know how she felt when a relationship has ended. Francis shows that there was a connection that lasted a year and a half with a guy, but he left after having learned that he had had an affair three years ago with someone else, in parallel. It shows that it is touching, as he has lied for so long. Francis was curious to know how to resist Liami without a woman for three months, but says it has Liami thought this part and has no problem this fact. It shows that life does in Germany and says that everything is different there. "I have the brain and everything about the brain," says Liami. He says it can not have a relationship with another girl inside the house for the sake of the beloved, which respects. "I love this thing," says Francis. She says she would like to hear more men to act like it.
No comments:
Post a Comment