Sunday, 4 March 2012

Banorët përfundojnë festën, Ermali e Françeska përsëri bashkë

Banorët njoftohen se tashmë duhet të futen brenda në shtëpi dhe kështu përfundon festa e tyre jashtë oborrit të shtëpisë. Megjithatë brenda vazhdon muzika me zë të lartë dhe banorët vazhdojnë të argëtohen. Ermali dhe Françeska për një kohë të gjatë nuk kanë ndenjur pranë njëri-tjetrit si zakonisht, duke dhënë kështu përshtypjen se mardhënia e tyre u ftoh.

Françeska ka ndenjur më shumë me Vlashin, pasi ata njihen që jashtë shtëpisë. Kjo duket se nuk i ka pëlqyer Ermalit. Tashmë Ermali shkon përsëri pranë Françeskës dhe të dy puthen e përqafohen. Françeska e pyet Ermalin nëse ai është mërzitur për afrimitetin e saj me Vlashin, por Ermali i përgjigjet “nuk e njoh fare, nuk më intereson” dhe vazhdon të argëtohet bashkë me të tjerët. Françeska i thotë Ermalit se do t’ia shpjegojë gjërat më vonë dhe pas pak fillon që t’i flasë në vesh.

Banorët e tjerë i ngacmojnë Ermalin dhe Françeskën. Graciano i thotë Françeskës “pse e ke mërzitur Ermalin” dhe Ermali i përgjigjet “këtu të gjithë janë të poshtër, duke e filluar nga unë”. Klaudja ngacmon më pas Françeskën duke i thënë se ajo sot nuk do të flejë më me Ermalin dhe do të ndërrojë krevatin. Françeska e mohon një gjë të tillë dhe i përgjigjet “mos ma qaj hallin”.

Banorët vazhdojnë të argëtohen e të kërcejnë me muzikën që Vallai i Madh ka vendosur në shtëpi dhe duke u larë në pishinë.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
Residents have already reported that getting inside the home and so ended their celebration outside the court house. Yet within the music still loud and residents continue to have fun. Meda and Francis for a long time have not sat next to each other as usual, giving the impression that their relationship cooled. Francis has stayed with Vlashi more because they know that outside the home. It seems not liked meda. Ermali now goes back to Françeskës and the hugging and kissing. Francis asks if he is bored meda for her kindness Vlashi but Ermali responds "I do not know at all, do not care" and still have fun with others. Francis says meda that will explain things a little later and then begins to speak in his ear. residents harass others meda and Francesca. Graciano Françeskës says "why have you upset meda" and Ermali answers' here are all dirt, starting from me. " Claudia Francesca teases later saying that she would not sleep on the meda and will change the bed. Francis denies such a thing and the answer "do not cry my plight." Residents continue to have fun and dance to the music that ruled Great Vallai home and being washed into the pool.

No comments:

Post a Comment