Sunday, 11 March 2012

Anila dhe Erioni sqarojnë keqkuptimet

Ndërsa mbaron spektakli, banorët ndahen në grupe, të nxitur nga klipet gjatë spektaklit dhe fillojnë të diskutojnë dhe të sqarohen me njëri-tjetrin. Anila ndihet e prekur nga fjalët e Erionit gjatë spektaklit për të, se ajo ka ndryshuar karahasuar me javën e parë kur ka hyrë në shtëpinë e Big Brother. Anila sqaron se ai që ka ndryshuar është Erioni, pasi që kur është lidhur me Klaudjan, është izoluar me të. Erioni fillon të flasë për veten, duke e krahasuar me Liamin, për të cilin thotë se nuk i intereson asnjëri nga banorët brenda shtëpisë dhe nuk krijon afeksion për asnjërin. “Ashtu duhet, në fakt”, shprehet Anila. Ai thotë se nuk është njeri i tillë dhe se përfshihet në situatat që u ndodhin banorëve brenda shtëpisë. Erioni e sqaron se ka menduar që Anila ka pasur një lloj distancimi me të, për shkak të krijimit të një raporti shumë të afërt me Metin. Anila e sqaron se ajo nuk e konsideron veten të lidhur me Metin dhe se për të, të gjithë banorët janë njësoj.

Të dya pranojnë se kanë pasur pjesën e tyre të fajit, për distancimin që kanë krijuar nga njëri-tjetri dhe premtojnë se që këtëj e tutje do të rrinë më tepër me njëri-tjetrin.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
While running the show, people are divided into groups, encouraged by the spectacle clips and start to discuss and clarify with each other. Anila feels touched by the spectacle Erion words for it, that it has changed compared to the first week when he entered the Big Brother house. Anila explains that he has changed is Erion, since when is connected to Klaudjan, was isolated with. Erion begins to speak for themselves, compared with Liamin, which means that does not care none of the residents inside the house and creates no affection for either. "Just be, in fact," says Anila. He says that there is one such and included in the situations that happen to people inside the house. Erion explains that he thought there was a kind Anila distance with it, because the creation of a very close relationship with Metin. Anila explains that she does not consider itself bound by Metin and that for him, all people are alike.

The dual admit that they had their share of the blame for having created distancing from each other and vow that from now on will stick more with each other.

No comments:

Post a Comment