Monday 20 February 2012

Genta: “Ermalit i druhem si konkurent i fortë”

Një pjesë e madhe e banorëve ndodhet në kuzhinë duke biseduar. Albulena shprehet për Elvisin, pasi ai i ka kërkuar që të japë një mendim për të, se në pamje të parë ai është shumë i rëndë, por kur qëndron me të, është më i shoqërueshëm. Elvisi përgjigjet se ka krijuar të njëjtën mardhënie me të gjithë banorët deri më tani, por shton me shaka: “Genta është shpirti im”. Arjola thërret Gentën për t’i thënë që Elvisi ka bërë komplimentin më të mirë për të.

Genta afrohet pranë tyre dhe shprehet se në çastet e para ka patur me shumë për zemër Metin, pasi i ka bërë përshtypje, por tani është më afër me Liam-in, pasi i ka ndenjur më pranë. Genta shprehet se nëse nuk do të ishte ajo në shtëpi, aty nuk do të kishte gjallëri, por Anila e mohon e i përgjigjet se do të ishin shumë mirë dhe pa të.

Gentiana thotë për Ermalin, se ai është i vetmi personi që ka arritur të kuptojë pikat e saj të dobëta dhe si konkurent e ka frikë. Anila e Graciano kundërshtojnë duke u shprehur se ajo nuk ka biseduar aspak më të tjerët, kështuqë nuk mund të bëjë të tilla diferencime.
Arjola shprehet në këtë çast se deri në këto momente, më së tepërmi ka komunikuar me Erionin.

Pas më vonë, Gentiana qëndron me Anilën dhe Gracianon, ku këta dy të fundit i shpjegojnë asaj që në zënkën që ka ndodhur më parë mes Gentës dhe Anilës. Genta është ofenduar duke menduar se Anila e ka cilësuar pa klas, por në të vërtetë Anila shpjegon se nuk e ka thënë me tendencë këtë gjë, por ka qenë vetëm një shprehje e thënë pa qëllime negative. Të njëjtën gjë pohon dhe Graciano, i cili është në anën e Anilës.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
A big part of the population located in the kitchen talking. Albulena said to Elvis, because he asked me to give a thought to that at first glance it is very heavy, but when standing with him, is more sociable. Elvis responds that it has established the same relationship with all people so far, but adds playfully: "Genta is my soul." Arjola Gentën calls to say that Elvis has become the best compliment to. Genta go near them and said that moments before had much to heart with Metin, having impressed, but now is closer to Liam-in, as he sat beside me. Genta says that unless she would be home, it would not crisp, but denies Anila and answers that would be much better without it. Gentiana meda says that he is the only person who has reached the understand her weak points and how competitive the fears. Anila and Graciano oppose saying that she did not talk at all on others, so can not make such differentiations. Arjol says at this point that until now, mostly communicated with Erion. After later, Gentiana Gracianon Anilën stands and where these latter two explain what the squabbling that has happened before between Gentes and Anilës. Genta is offended, thinking that Anila has no class set, but actually explains Anila has not spoken with this trend, but it was only an expression of saying no negative purposes. The same claims and Graciano, who is on the Anilës.

No comments:

Post a Comment