Monday 27 February 2012

Genta-Liamit: “Sillu njësoj si më parë”

Edgari dhe Arjola janë duke biseduar dhe atje më pas shkon Elvisi. Arjola është ndier xheloze dhe këtë ia shpreh Elvisit, duke i thënë se ka një përshtypje që ai do ta lërë pas dore dhe do të merret me banoret e reja. Elvisi e mohon këtë gjë dhe e përqafon. Në atë moment atje shkon Liami, i cili ëhstë dakord që tani do të ndryshojnë marrëdhëniet midis banorëve brenda shtëpisë.

Liami shkon në dhomën e gjumit, ku gjendet Genta dhe Anila, e cila s’vonon t’i thotë: “Mos të të rritet mendja se je i pari”. Mendimin e saj e pason edhe Genta, e cila mendon se ka filluar t’i rritet mendja, por Liami përgjigjet me shaka dhe refuzon që kjo gjë të jetë e vërtetë. “Pse dola i pari unë?”, pyet Liami Gentën dhe ajo i përgjigjet duke i thënë se është strateg. “Aspak i tillë”, shprehet Liami.

Genta i kërkon Liamit që të sillet njësoj siç është sjellë këtë javë me të, sepse ajo i ka premtuar që do ta ketë mik gjatë gjithë kohës dhe nuk do që relatat midis tyre të ndryshojnë. Liami e pranon që do të vazhdojë ta ketë mike, por edhe që ajo duhet të mos merret shumë me mënyrën se si luajnë të tjerët. “Ti ia thua gjërat që të kam thënë ty të tjerëve, por ia thua edhe gabim”, i thotë Liami, ndërsa ajo i kërkon të falur dhe i thotë se nuk do ta përsëritë më atë gabim.

Disa nga banorët dalin jashtë, ndërsa disa të tejrë ulen afër tavolinës për të darkuar.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment