Tuesday 28 February 2012

Flori: “Këto të rejat i kanë turbulluar ujërat”

Brenda ulen afër njëri-tjetrit Liami dhe Flori. Floriani mendon se me hyrjen e dy banoreve të reja, kanë filluar të ndryshojnë gjërat brenda shtëpisë. “Këto vajzat i kanë turbulluar ujërat”, shprehet ai dhe Liami aprovon duke tundur kokën. “Albulenën nuk e shoh mirë”, shprehet Liami. Floriani i tregon se ka folur pak për ta pyetur, por mendon se heshtja e saj është pjesë e strategjisë së lojës.

Djemtë fillojnë të hanë nga një frut ndërsa flasin dhe Liami tregon një kuriozitet, se një nga merimangat me më tepër helm qëndron te koka e bananes dhe ajo duhet të hiqet gjithmonë para se të hahet.

Liami mendon se ka filluar të bëhet lojë e vështirë, megjithëse akoma janë shumë konkurrentë brenda dhe nuk mund të dihet asgjë me siguri. Atij i duken të papjekur pjesa më e madhe e banorëve dhe thotë se ai edhe kur sillet vetë në atë mënyrë, është duke u përpjekur të përshtatet me ta.

Shaka dhe të qeshura dëgjohen, me hyrjen në dhomë të Klaudjas dhe Erionit, të cilët bëjnë shaka me njëri-tjetrin.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
Inside sit near each other Liami and gold. Floriani believes that the accession of two new residents, have begun to change things inside the house. "These girls have troubled waters," he said and approves Liami shaking his head. "Albulenën not look good," says Liami. Floriani shows that he spoke little to ask, but thinks that its silence is part of a strategy game. boys begin to eat the fruit, while talking and Liami shows a curiosity, that one more poison spiders in the head rests The banana and it should always be removed before eating. Liami thinks he has started to become difficult game, though they still are many competitors within and can not know anything for sure. Him look immature most of the people and says that even when he behaves himself in that way, is trying to adapt to them. jokes and laughter are heard, upon entering the room Klaudjas and Erion, who make joke with each other.

No comments:

Post a Comment