Wednesday 29 February 2012

Arjola paragjykon Klaudjan, për punën e saj natën

Pasi dëgjon debatin midis vajzave, Erioni shkon afër Arjolës dhe duke i kërkuar që ta mirëkuptojë, e sqaron se ka njerëz që punojnë natën sepse s’kanë mundësi të punojnë ditën, apo se në atë lloj pune janë më profesionistë dhe nuk duhet të paragjykohen për këtë arsye. “Për djemtë jo, por vajzat po, i paragjykoj”, shprehet Arjola.

Klaudja kërkon që të flasë ajo, meqë është ndier e ofenduar nga fjalët e Arjolës dhe i thotë: “Ti çfarë femre je që merr pjesë në një program televiziv, ku të shikon gjithë dynjaja?!”. Arjola shprehetë se nuk mund ta krahasojë këtë eksperiencë kurrësesi me një punë në një lokal nate, pasi këtu ajo është duke u sjellë njësoj si në jetën e përditshme. Klaudja mendon se një femër e shkolluar, nuk mund t’i kushtojë kaq shumë rëndësi detajeve si veshja, tualeti, bukuria, sepse në atë mënyrë nuk transmeton atë që duhet të transmetojë. Arjola mendon se një njeri ka kohë të merret me të gjitha, mjafton që t’i përzgjedhë prioritetet.

Banorët e tjerë të pranishëm fillojnë të hapin tema të tjera për të devijuar disa nga ky debat, duke folur për jetën e natës në qytete të tjera.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
After hearing the debate between girls, Erion goes close Arjolës and asking to understand the, explains that there are people who work at night because do not have the opportunity to work on, or in what kind of work are professionals and should not be prejudiced for this reason. "For guys not, but the girls are, of prejudice," said Arjol.

Claudia wants to speak it, since it is felt offended by the words of Arjolës and says: "You are what woman who participates in a program, where everyone looks dynjaja?". Arjola shprehetë that can not compare this experience in any way with a job in a nightclub, because here she is behaving the same as in everyday life. Claudia believes that an educated woman can not pay so many important details such as clothing, toiletries, beauty, because in that way does not broadcast what it takes to transmit. Arjola thinks that a man has time to deal with all, it suffices to select priorities.

Other residents present begin to open other topics to divert some of this debate, talking about the night life in cities.

No comments:

Post a Comment