Tuesday 28 February 2012

Zbulohet e dashura e Elvisit

Elvisi bukuroshi nga Prishtina tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut, sidomos shikueseve femra sapo shkeli në shtëpinë e famshme. Edhe pse nuk i pëlqen ta vlerësojnë vetëm për pamjen e jashtme, të paktën kështu shkruhet në profilin e tij në faqen zyrtare të “Big Brother” deri tani vetëm kjo na ka rënë në sy nga Elvisi. Ndoshta në javët që vijojnë do mund të zbulojmë që është edhe djalë inteligjent, por këtë nuk e bëjmë dot deri në momentin që ai do vendosë të hapë gojën për të folur. Duke qenë bukurosh, ish mister dhe model sigurisht që femrat Elvisit nuk do ti kenëmunguar. Njërën prej tyre, që është edhe e dashura e tij mund ta shihni në këto foto. Se si ka qenë marrëdhënia e tij me këtë vajzë para se bëhej pjesë e reality show-t do presim të na e tregojë njëri prej të dyve.

Ndërkohë nga fotot mund të kuptoni dhe se cilat janë pak a shumë shijet e Elvisit lidhur me femrat.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment