Wednesday 22 February 2012

Ermali-Gentës “Ti pëlqen dikë brenda shtëpisë”

Banorët grumbullohen rreth tavolinës për të darkuar, duke hedhur batuta dhe duke qeshur me njëri-tjetrin. Ndërkohë që Floriani dhe Ermali janë te pishina, duke luajtur me damë.
Gentiana dhe Albulena shkojnë afër pishinës dhe fillojnë të bisedojnë me Ermalin, që është ende atje. Gentiana përdor fjalë karakteristike të dialektit të saj dhe Albulena e Ermali qeshin edhe pse nuk i dinë kuptimin. Gentiana thotë se mezi po e pret të shtunën, pa e fshehur ankthin, nëse ndodh që të dalë ajo nga shtëpia.
Ajo bën shaka, duke i propozuar Ermalit që të lidhen bashkë, për të rritur audiencën dhe kur të dalin nga shtëpia, nuk ëhstë e thënë që të jenë sërish bashkë. Ermali e merr me sportivitet dhe qesh, duke i thënë se ajo pëlqen dikë tjetër brenda shtëpisë. Gentiana e sqaron, duke i thënë: “Ata që rrinë indiferentë, të intrigojnë më shumë”.
Ajo thotë se është e aftë që ta bëjë për vete dhe të mund të krijojë një lidhje me të, por nuk është ai tipi që ajo pëlqen.
Gentiana tregon se ka pasur një lidhje që ka zgjatur gjashtë vjet, por tashmë nuk e konsideron vetën të lidhur me të, megjithëse e di që ai po ndihet shumë keq.
Gentiana tregon se ka vuajtur shumë në jetë, por është munduar që të lërë pas krahëve gjithçka dhe sipas saj, kjo forcë e ka bërë që të ecë përpara. “Nuk ia vlen që të vuash për asnjë njeri”, shprehet ajo.
Gentiana dhe Albulena vazhdojnë të bisedojnë afër pishinës, duke kujtuar personazhe të edicioneve të mëparshme të Big Brother-it.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
People gather around the table for dinner, throwing mot and laughing with each other. While Floriani and Ermali are swimming, playing checkers.
Gentiana and Albulena go near the pool and start talking with meda, which is still there. Gentiana uses dialect words of its characteristic and the Ermali Albulena laugh even though i know the meaning. Gentiana says that he could not expect the Saturday, with no hidden anxiety, if it happens to come home.
She joked, by proposing to associate together meda, to increase audience and when you go outside, do not get a firm said to be back together. Sportivitet Ermali gets laughs, saying that she loves someone else inside the house. Gentiana explains, saying: "Those who remain indifferent, the intrigojnë more."
She says she is able to do for themselves and can establish a connection with, but is not he the guy she likes.
Gentiana shows that there was a relationship that has lasted six years, but now it does not consider itself bound by it, although I know he feels very badly.
Gentiana shows that has suffered much in life, but tried to leave behind under her wings and everything, this force has to move forward. "Not worth it to suffer for no man," she says.
Gentiana and continue to talk Albulena near the pool, remembering characters from previous editions of Big Brother's.

No comments:

Post a Comment