Saturday, 21 April 2012

Skuadra e Ermalit, fituese e provës javore; Ola i shpëton eliminimit të dyfishtë

Prova e kësaj jave ka qenë një provë mjaft argëtuese. Banorët janë bërë pjesë e disa lojërave virtuale. Ata janë ndarë në dy grupe, në garë përballë njëri-tjetrit. Pas lidhjes me shtëpinë, Arbana u kërkon finalistëve të bëhen gati për vazhdimin e provës. Secili prej tyre do të përfaqësojë grupin e vet, pasi grupi fitues do të përfitojë buxhetin e plotë, ndërsa grupi humbës duhet të bëjë durim dhe të menaxhojë me kujdes një buxhet të kufizuar.

Për realizimin e provës thirren Ermali e Graciano, të cilët bëjnë një lojë boksi. Pas realizimit të provës, Arbana u komunikon banorëve verdiktin e provës, ku skuadra e Ermalit është fituese e do të ketë buxhet të plotë, ndërsa skuadra e Gracianos do të kenë buxhet të kufizuar.

Së fundi, Arbana shprehet se është momenti për të mësuar rezultatin e eliminimit të dyfishtë. Vendimi i publikut për Olën është që mund të vazhdojë qëndrimin e saj në shtëpinë e BB.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
Proof of this week has been a very fun test. Residents have become part of some virtual games. They are divided into two groups, facing each other race. After connecting to the house, urging Arbana finalists get ready to continue the test. Each of them will represent their own group, as group winners will receive the full budget, while the losers must be patient and carefully manage a limited budget. For the realization of test called Ermali Graciano, who make a boxing game. After completion of probation, Arbana informs residents of probation verdict, where the team is winning meda will have full budget while Gracianos team will have a limited budget. Finally, Arbana says it is time to learn the outcome The double elimination. Olën public decision is that you can continue its position in the BB house.

No comments:

Post a Comment