Sunday, 1 April 2012

Anila në studion e BB; Lori e Meti, te nominuarit e javës

Arbara u komunikon banorëve se ka ardhur momenti i nominimeve, ku secili nga banorët do të futet në dhomën e rrëfimit dhe do t’u thotë dy emra dhe dy arsye. Në televotim do të shkojnë më të votuarit. Arbana thekson se Arbri, Liami, Ermali e Genta kanë imunitet për këtë javë.

I pari që nis nominimet është Arbri, i cili jep emrat e Lorit e Françeskës, pasi tij, Liami dominon Lorin e Metin, me arsyen se në lojë është një çmim i madh, për të cili të gjithë duhet të luftojnë.

Në studion e BB arrin Anila, e eliminuara e fundit për këtë natë. Anila shprehet se e respekton vendimin e publikut, por ndoshta nuk arritur ta njohin plotësisht apo nuk ka mundur ta shfaqë veten.

Pasi të gjithë banorët japin emrat e banorëve që duan të nominojnë, kandidaturat finalë për këtë javë janë: Lorena dhe Meti.

Së fundi, Arbana u thotë banorëve të dalin në oborr, ku aty gjejnë disa ushqime të gatuara nga stafi i Big Brother.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment