Sunday, 1 April 2012

Kjo javë, me doza të forta tensioni; Klaudja vendos të lërë lojën e BB

Në studion e Big Brother sonte gjenden një zarf i kuq dhe një i zi. Zarfi i zi ka një lajm të keq. Kjo javë ka qenë me doza të forta tensioni dhe nervozizmi, një jave pa bukë. Bukën u është dashur ta gatuajnë vetë, kanë bërë byrek dhe e keqja e të këqijave...pa cigare.

Më pas është koha të flasim për Klaudjën dhe për gjendjen dhe sjelljen e saj gjatë javës. Në një klip shfaqen të gjitha situatat kur Klaudja ka patur luhatje dhe ka debatuar me banorët. Arbana e komenton këtë fakt me Klaudjën dhe e pyet si ndihet. Publiku e ka zgjedhur në pesëshen imune. Përse ky nervozizëm nga ana e saj? Edhe të tjerë kanë vuajtur po njësoj për cigare si ajo. Klaudja përgjigjet se ka qenë një javë e vështirë për të, pasi është ndjerë sikur i mungon ajri dhe e ka ezauruar ambientin e shtëpisë.

Në një klip tjetër shfaqen kërkesat e Klaudjës për të dalë nga shtëpia e BB. Arbana dhe Arjani, opinionisti bëjnë një bisedë për disa minuta me Klaudjën dhe arsyet përse ajo është sjellë në këtë mënyrë gjatë këtyre ditëve, por Klaudja nuk është e aftë të japë një përgjigje për arsyen e sjelljeve të saj të luhatura. Arbana e pyet Klaudjën nëse do ta lërë shtëpinë tani e ajo përgjigjet “Po”, duke e lënë menjëherë shtëpinë e BB e po ashtu duke lënë lojën përgjysmë.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment