Sunday, 1 April 2012

Gerta, banorja e dytë e re në shtëpi; Vendimi i zarfit të zi, televotim për 3 banorë

Arbana kërkon lidhjen me banorët e veçanërisht me Edin, të cilin e pyet nëse pranon që në shtëpinë e BB të futet një tjetër banore femër e ai pohon. Arbana fton Gertën, banoren e re, të hyjë në shtëpinë e BB, e pasi prezantohet me banorët e shtëpisë, ata shohin një klip për ta njohur më mirë.

Më pas, Arbana bën me dije se të tjerë banorë do të rrezikojnë qëndrimin e tyre në shtëpi. Fati përfundimtar i tyre gjendet brenda zarfit të zi, ku thuhet se banorët që janë imunë mund të shpëtojnë një prej shtatë banorëve të mbetur. Për banorët që nuk do t’i shpëtojë askush, vendimi është brenda zarfit të zi.

Arbana i kërkon Liamit, Ermalit, Arbrit dhe Gentës të vendosen përballë 7 banorëve të mbetur. Tani, secili prej tyre duhet të shpëtojë një nga 7 banorët. 3 banorët që mbeten pa u shpëtuar do të rrezikojnë qëndrimin në shtëpinë e BB. Arbri shpëton Metin, Ermali-Françeskën, Genta-Erionin dhe Liami-Edgarin.

Për tre banorët: që mbetën pa u shpëtuar, vendimi ndodhet në zarfin e zi. Arbana merr zarfin e zi dhe lexon vendimin për të hapur një televotim për 3 banorët, që janë Lorena, Graciano e Anila.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment