Mungesa e cigareve në shtëpi i ka detyruar banorët të sajojnë kartona, të pinë cigare me çaj, disa kanë vjedhur nga cigaret e Edit. Por Vëllai i Madh është treguar zemërgjerë dhe u ka organizuar disa lojëra për t’i fituar ato. Banorët ndjekin një klip me lojërat që janë organizuar në shtëpi për të fituar cigare.
Më pas, Arbana flet me katër të nominuarit: Anila, Edgar, Lorena e Vlashi. Ata ndjekin një klip me opinionet e dhëna gjatë javës, ku Lorena është shprehur se do të donte të largohej Vlashi, Edi thotë emrin e Anilës, Vlashi për Lorin e Anila është shprehur se do të donte të largohej Edi ose Vlashi.
Arbana njofton se është momenti për të dhënë emrin e parë të banorit që i shpëton eliminimit, i cili është Edgari. I dyti konkurrent që shpëton është Lorena, e ndërmjet Anilës e Vlashit, ai që duhet të largohet menjëherë nga shtëpia është Vlashi.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
No comments:
Post a Comment