Arbana kërkon që Edi të shkojë në dhomën e rrëfimit, dhe e pyet nëse pranon që në shtëpinë e BB të futet një tjetër banor i ri, e përsëri përgjigjja e Edit është pozitive. Banori i ri është Dritani, e pasi prezantohet me banorët e shtëpisë, ata ndjekin një klip për ta njohur më mirë.
Është koha të flasim për Erionin, një nga banorët më të qetë të shtëpisë së BB. Siç kemi mësuar dhe nga rrëfimet e tij, personi më i afërt për të është babai i tij, për të cilin ai u kthye dhe në Shqipëri. Dëshira që ai ka shprehur gjithnjë është të pinte një kafe me Tatën.
Arbana e fton Erionin të shkojë në dhomën e surprizave, ku në sfond ai dëgjon një këngë që i ati ia vë Erionit gjithnjë kur ngrihet në mëngjes. Në dhomë gjithashtu gjendet divani ku ai fle, një varkë që e ka bërë i ati dhe një kafaz kanarinash. Arbana e fton Erionin të komentojë për objektet që ndodhen aty dhe sa e ndjen mungesën e shtëpisë dhe të të atit.
Arbana i thotë Erionit të shohë një klip ku Erioni ka folur për babain e tij dhe e pyet se çfarë do t’i thoshte po të kishte mundësinë të pinte një kafe me të. Erioni përgjigjet se do të donte vetëm ta shikonte në sy dhe tregon që ai e ka këshilluar që të mos ndryshojë për askënd. Erioni sheh një tjetër klip surprizë me babain e tij e ai gëzohet shumë. Erioni shprehet se gjendet si në shtëpinë e tij, dhe veçon foton e prindërve të tij, e po ashtu varkën që i ati e ka bërë me duart e tij. Babai i tij i thotë se është krenar për të, dhe e këshillon ta shijojë qëndrimin në shtëpi e të jetë më i lirë.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
No comments:
Post a Comment