Monday, 16 April 2012

Gerta-Dritanit “Nominimin e hëngre nga Graciano”

Në dhomën e gjumit fiken dritat dhe banorët shkojnë aty për të vazhduar më tej me diskutimet e tyre të zakonshme si çdo natë. Një pjesë e tyre vazhdojnë bisedat jashtë dhomave të gjumit. Gerta dhe Dritani dalin në oborr dhe të dy bisedojnë për nominimet. Gerta mundohet që të bindë Dritanin se brenda shtëpisë nuk ka miqësi dhe ai duhet të luftojë shumë këtë javë që të vazhdojë më tej qëndrimin e tij në shtëpi.

“Nominimin e hëngre nga Graciano” i thotë Gerta Dritanit dhe më pas shton se Graciano në këtë mënyrë është sjellë edhe me banorë të tjerë të cilët më pas kanë dalë jashtë shtëpisë. Dritani i thotë Gertës se Ermali nuk kishte arsye se përse ta dominonte sepse ai nuk i ka bërë asgjë atij dhe Geri i përgjigjet “a rri me Gracianon ti? E ha ti.”. Dritani thotë se Ermali duhet që t’ia thoshte atij këtë gjë dhe se Gracianon ai nuk e ka hedhur asnjëherë poshtë dhe as Ermalin.

Gerta më pas i thotë Dritanit se në këtë mes ai po del si viktimë dhe si i përdor nga Graciano, por Dritani nuk e pranon këtë duke thënë se për dy javë asnjë nuk do të mundte të bënte një gjë të tillë. Gerta i thotë se në shtëpi ata nuk duhet të kenë besim tek askush dhe se as ajo vetë nuk i beson askujt. Dritani thotë se deri tani ka arritur të ketë besim vetëm tek një njeri brenda dhe Geri e ndërpret duke i thënë “Ti ke besim këtu brenda?!”. Dritani e sqaron se kuadrin e lojës e kishte, por Gerta i thotë se nëse ai ka krijuar besim tek dikush ai do të jetë i dëmtuari në këtë mes.

Pas këtij diskutimi edhe ata të dy futen brenda dhe bëhen gati që të shkojnë në dhomat e gjumit.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
In the bedroom, turned off the lights and people go there to proceed further with their usual discussion as each night. A part of them continue conversations outside bedrooms. Gerta and Dritani out in the yard and the two talk about nominations. Gerta Dritanin tries to convince the house that has not friendship, and he must fight hard this week to continue his further stay home. "Nomination eaten by Graciano" says Gerta Dritanit and then adds that Graciano in this way is also brought other people who then have come out of the house. Dritan says Ermali Gertës that there was no reason why it prevailed because he has not done anything to him and Gary responds "a Gracianon hang with you? And eat them. ". Dritan says Ermali need to tell him this and that Gracianon he has never laid down or meda. Gerta Dritanit then says that in between he is emerging as a victim and use of Graciano, but Dritani not accept this saying for two weeks no one would be able to do so. Gerta says that at home they do not have to trust no one and that even she does not trust anyone. Dritan says that so far has reached only trust a man inside and Gary interrupts saying, "You have faith in here?". Dritani clarifies that under the game had, but Gerta says that if he created the trust to someone he will be injured in the middle. After this discussion they both get in and get ready to go in rooms sleep.

No comments:

Post a Comment